GazetaMax
Lajme

Grubi: Zhvillojmë komunat e vendit, në Çair kofinancojmë vendosjen e fotovoltaikëve nëpër shkolla dhe kopshte

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka informuar se në tre shkollat fillore si dhe në kopshtin për fëmijë “Borëbardha” në Çair do të vendosën panele fotovoltaike.

Grubi në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se ky projekt mundësohet nga Bashkimi Europian teksa është bashkëfinancuar dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast shtohet edhe një investim më tepër në Komunën e Çairit.

Njoftimi i plotë:

Qeveria në përkrahje permanente të zhvillimit të komunave të vendit!

Përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale vendosëm që të kofinancojmë projektin CBCEco Kid, përmes së cilit do të vendosen panele fotovoltaike në shkollat fillore “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe kopshtin për fëmijë “Borëbardha” në Çair.
423.000 euro është vlera e përgjithshme e projektit për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, prej të cilave 353.000 euro janë nga Bashkimi Europian përmes IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar. 50 % e këtyre mjeteve janë për komunën e Çairit, ndërsa kofinancimi prej 15% do të paguhet nga mjetet e Buxhetit të shtetit përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/753945796094941

Related posts

Stojanovski: Sot nuk fituan studentët, por liderët studentorë të preferuar të LSDM

Gazeta Max

Millkov: Angelov qëndron në Sofje derisa të shohim shenja ndryshimi në Shkup

Gazeta Max

Guterres për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

Gazeta Max