GazetaMax
Kuriozitete

Guardiola befason për Haaland

Guardiola refuzon të flasë për Haaland: Kam tjera shqetësime në kokë.
Pep Guardiola ka refuzuar të flasë në lidhje me transferimin e Erling Haaland te Manchester City.
Sipas raportimeve të fundit, futbollisti tashmë e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “Citizens” dhe transferimi i tij do të bëhet në afatin kalimtar veror.
Sidoqoftë, kjo nuk po i mjafton Guardiolas që ta konsiderojë këtë punë si të kryer.
Tekniku spanjoll refuzoi të flasë për norvegjezin, duke thënë se ka telashe të tjera në kokë aktualisht, transmeton lajmi.
“Kam shqetësime të tjera në kokë aktualisht dhe nuk kam kohë të mendoj se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.
Manchester City do të luajë ndaj Brightonit në mesjavë në kuadër të Premer League.

Related posts

Zbulon Fabrizio Romano – Saliba ishte një alternativë për Barcelonën, nëse do dështonte Kounde

Gazeta Max

Milan e bleu për 1.2 milionë euro, tani po e shetë për 50 milionë euro super lojtarin

Gazeta Max

Dënohet me burgim efektiv Boris Becker

Gazeta Max