GazetaMax
Adrenaline

Haaland ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Erling Haaland thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Kohëve të fundi u raportua se Manchester City ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin, por duket se ende nuk ka asgjë konkrete.

Edhe Real Madridi besohet se ka shprehur interesim serioz për ish-sulmuesin e Salzburgut.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi norvegjez ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Haaland thuhet se është i fokusuar te projekti, trajneri dhe faktorët e tjerë, para se të marrë një vendim final. Sulmuesi i Borussia Dortmundit vendimin mund ta marrë në ditët apo javët në vijim.

Romano gjithashtu theksoi se 21-vjeçari nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me ndonjë klub.

Erling Haaland me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Related posts

Zyrtare: Chelsea transferon Koulibalyn

Gazetamax.mk

Zyrtare: Chelsean arrin marrëveshje me Laurence Stewart

Gazetamax.mk

Adrian Hadribeaj më 15 dhjetor shkund arenën kundër Daniels në Las Vegas

Gazetamax.mk