GazetaMax
SPORT

I bëhet padrejtësi në përfaqësimin e vendit në garat në Pragë, Halimi: Para dy jave fitova për kualifikim në Kampionatin Europian

Driton Halimi është kampion i shumëfishtë i Maqedonisë së Veriut, nën kampion ballkanik, ai ka fituar vendin e 7 në Kupën e Botës që është mbajtur në Umag të Kroacisë dhe pjesëmarrës në shumë gara mbarëkombëtare. Dritoni tani studion në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” në degën e Edukatës Fizike.
Së fundmi ai ka reaguar në profilin e tij personal në rrjetet sociale duke ndarë me publikun padrejtësinë e bërë ndaj tij.
R E A G I M
PADREJTËSI! Pasi që para dy jave arrita të fitojë ndeshjen për kualifikime në Kampionatin Evropian dhe u plasova me vend të parë në Play OFF, gjë që sipas rregullores që është tani e sa vite duheshte që unë të jem përfaqësues në Kampionatin Evropian në Prag të Çekisë, por ja që në vendin tonë rregulloret ndryshojnë brenda natës. Një ditë pas ndeshjes erdhi një email që tregon se kush do jetë përfaqësues në Evropian, në atë email shënonte se unë Driton Halimi do të jem përfaqësues në Kampionatin Evropian duke kaluar me 10 pikë diferencë kundërshtarin tim Bojan Kostov.
Pas disa dite më njoftuan se unë nuk do të jem pjesë e përfaqësueses, dhe se komisioni diskriminues kishin vendosur që kundërshtari që unë e mposhta në garën për kualifikime të jetë pjesë e përfaqësueses nga që rregullorja paska ndryshuar dhe merret parasysh Kampionati Shtetëror ku ai ishte plasuar me vend të parë!!! Po bëhet fjalë për të njëjtin shtetëror që u mbajt me datë 04-05. Dhjetor 2021 ku rregullat ishin që kush fiton pikët në Kampionat Shtetëror dhe në Play OFF ai do jetë përfaqësues në Evropianin në Çeki.
Por gjithmonë Play OFF ka qenë favorit dhe me më shumë pikë. Pasi që kampionati Evropian u shty për disa muaj dhe disa nga garuesit kishin kaluar moshën e duhur për të marrë pjesë në Evropian, u bë përsëritja e disa kategorive me datë 16-17.Prill 2022 por për të njëjtin Evropian dmth në Çeki këtë herë u ndryshuan rregulloret vetëm për disa kategori dhe mbi të gjitha rregulloret u ndryshuan disa ditë pasi që mbaroj gara. -Pse nuk ishte ndryshuar rregullorja ditë më parë por ndryshoi disa ditë pasi kishte mbaruar gara! Unë personalisht ndjej se është bërë një padrejtësi e madhe për mua dhe se kjo nuk është hera e parë. Stërvitje, mund, djersë, kohë, investim… Të gjitha të shkojnë kot në këtë vend” , ka shkruar karateisti Driton Halimi.

Related posts

Cristiano Ronaldo “nuk e duroi dot” orarin e stërvitjeve të Karim Benzemas në Real Madrid

e-max

Thomas Tuchel telefonon Rabiot – e sheh si opsion për mesfushën e ‘Bluve’

e-max

Edhe pak ditë për të shkund arenën e boksit, Sefer Seferi bën përgatitjet e fundit

e-max