GazetaMax
Lajme

Ibrahimi në “Top Tema” shpjegon idenë e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare”

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, ka thënë se propozimi i tij përkrahet nga partia e tij. Ai tha se opinioni ka prejudikuar në mënyrë negative dhe e ka kuptuar në kontekst tjetër nga ajo që ai e ka menduar.

“Propozimi im në realitet përbëhet prej tre nivel të leximit nëse mund të themi ashtu. Njëri është se në një shtet siç është Kosova, e cila edhe me kushtetutë është qytetare dhe multientike, i imponohet një asociacion që është një etnik, pra serbe. Për këtë dëshiroja vetëm ta vë në pah paradoksin e atyre që e imponojnë atë asociacion, ndërsa tërë kohën sponsorizojnë një shoqëri multietnik dhe qytetare në Kosovë dhe shtet qytetar, ndërsa në këtë krijojnë një bashkësi multietnike. Pjesa e dytë e leximit është sepse kishte një propozim nga VMRO-DPMNE për Qeveri pa shqiptare, unë vetëm e hodha si ide, se çdoherë ka alternativë tjetër. Nëse ju dëshironi qeveri pa shqiptar, atëherë edhe shqiptarët do të dëshirojnë diçka që do të jetë pa maqedonasit. Dhe e treta, në kuadër të asaj që e lejon kushtetuta dhe ligjet e RMV-së. Pra në kuadër të Ligjit për vetëqeverisje lokale, mundësohet formimi i lidhjeve të komunave për realizmin e projekte zhvillimore. Ligji nuk precizon se ndalohet në bazë etnike”, tha Zeqirija Ibrahimi në “Top Tema”.

Related posts

Plani i Qeverisë rrugëtimi i shpejt i vendit drejt BE-së, plani i VMRO-së dhe Mickoskit mbetet izolimi!

Gazetamax.mk

Çfarë thotë raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut? Fokusi te implementimi i ligjeve

Gazetamax.mk

Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Gazetamax.mk