GazetaMax
Lajme

Qerkini tregon pse ministrja Haxhiu u refuzua nga Thaçi e Veseli

Avokati tregon pse ministrja Haxhiu u refuzua nga Thaçi e Veseli.
Avokati Artan Qerkini ka treguar pse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u refuzua nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjatë vizitës së saj në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Qerkini në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se sipas informacioneve të tij, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e ka refuzuar takimin me ministren Haxhiun për shkak të mos shpenzimit të orëve të vizitave.
“Veseli dhe Thaci sa e di që e kanë refuzuar takim in me arsyetimin se ata e kanë një fond të orëve brenda të cilëve do t’i takojnë vizitorët, e ata kanë vendosur që ato orë t’i shfrytëzojnë me anëtarët e familjes, që e ka edhe logjikën e vetë”, tha ai.
Po ashtu, Qerkini ka komentuar vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në qendrën e paraburgimit në Hagë ku po qëndrojnë ish-komandantët e UÇK-së.
Ai tha se nuk është i informuar saktë për qëllimin e vizitës së Haxhiut, mirëpo thotë se ajo ka të drejtë të interesohet për kushtet e paraburgimit.
Sipas tij, kjo është e vetmja arsye pse ministrja Haxhiu ka vizituar Hagën.
“Nuk e di saktë qëllimin e vizitës, me gjasë qëllimi është të verifikohen kushtet që po mbahen të paraburgosurit.
Ministria ka të drejtë të interesohet për kushtet e paraburgimit, kjo është e vetmja arsye pse mund të shkojë ministrja, sepse në proces gjyqësor nuk mund të ketë ndikim. Mirëpo, e kam lexuar që ministrja ka shkuar me të vetmin qëllim që me i pa nga afër kushtet e paraburgimi”, tha Qerkini.

Related posts

Pas alarmit për bombë, policia po kontrollon autobusët, më pas lëshohen në qarkullim

Gazeta Max

Kosova, gati për migrim me lokalitet transcendent në Venecie

Gazeta Max

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazeta Max