GazetaMax
Sport

Inzaghi reagon pas humbjes nga Bologna

Lufta me Milanin dhe gabimi fatal i Radus, reagon Inzaghi.
Trajneri i Interi Simone Inzaghit ka pranuar se pas humbjes nga Bolonja Interi tani më nuk e ka në duart e veta fatin e titullit kampion pasi ata duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të shikojnë ecurinë e Milanit.
“Pa dyshim, ka hidhërim, siç është normale. Ne nuk jemi më në krye të fatit tonë, duhet të kontrollojmë se çfarë bën Milani dhe të përpiqemi të fitojmë katër ndeshjet tona të mbetura”, tha Inzaghi për “Sky Sport Italia”.
“Ne kishim marrë epërsinë, duhet të kishim shënuar një tjetër gol në vend që të pranonim golin me kokë të të Arnautovicit, sepse e dimë se gjithçka mund të ndodhë në futboll”.
“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, me vetëm një gabim te rasti i golit të tyre. Krijuam shumë raste dhe e merituam një gol të dytë. Pas pushimit, ne ishim shumë të furishëm dhe kjo na penalizoi. Bolonja mezi hyri në zonën tonë të penalltisë, pastaj sapo ndodhi ai incident fatkeq me golin e dytë, ne humbëm pak kokën”, shtoi ai.
Gabimi fatal i portierit rezervë Radu soli golin e dytë të Bolonjës, por Inzaghi është përkujdesur që ta mbroje gardianin e ri.
“Radu luajti shumë mirë kundër Empolit, ai gjithmonë stërvit mirë, të gjithë kemi besimin maksimal tek ai. Ishte një incident fatkeq, por këto gjëra mund të ndodhin dhe nuk do të ishte aq e dëmshme nëse do të ishim 4-1 në avantazh dhe jo në 1-1. Ai duhet të sigurohet se është një portier i shkëlqyer me një të ardhme të ndritur përpara tij”.

Related posts

FC Shkupi: Shkendijën e kemi rival POR KURRË ARMIK, 3-5 injorantë njollosën klubin tonë

Gazetamax.mk

FFM: Për shkak të lëndimit mungojnë Ristovski dhe Ethemi, ftesë për Bejtullain

Gazetamax.mk

Nkunku është afër rinovimit të kontratës me Leipzig

Gazetamax.mk