GazetaMax
Ballina

Ish-kryeprokurori i Posaçëm i Malit të Zi akuzohet se ndihmoi Belivukun

Ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë malazeze, Zoran Lazoviç u arrestuan të dielën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Malit të Zi, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë.

“Katniç dhe Lazoviç janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të krijimit të organizatës kriminale dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Posaçme, Vukash Radonjiç.

Radonjiç ka deklaruar se arrestimi i ish-shefit të Prokurorisë së Posaçme dhe ish-ndihmës drejtorit të policisë është bazuar në bashkëpunimin e prokurorisë me EUROPOL-in, Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit.

Related posts

Arjola Demiri tregon se çfarë po ndodhë me shtëpinë e re

Gazeta Max

Ndiheni vazhdimisht të lodhur, atëherë trupi ka nevojë për këto ushqime

Gazeta Max

8 këshilla për të gjetur qëllimin e jetës tuaj

Gazeta Max