GazetaMax
Lajme

Ish presidenti bullgar: Sjellja agresive ndaj Maqedonisë shkakton urrejtje ndaj Bullgarisë

Shkup, 30 maj – Qëndrimi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk duhet të jetë agresiv, sepse kështu krijohet një komb që e urren sinqerisht Bullgarinë, deklaroi ish presidenti bullgar Petar Stojanov për televizionin e Sofjes BTV.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Stojanov, i cili ishte president i Bullgarisë nga viti 1997 deri në vitin 2002, vlerësoi se sado të ashpërsuara të jenë qëndrimet, dialogu ndërmjet “dy shteteve vëllazërore” duhet të zhvillohet me sjellje miqësore.

Stojanov theksoi se Bullgaria është shumë e skllavëruar ndaj opinionit publik dhe se udhëheqësit e vërtetë të shtetit duhet të krijojnë opinionin publik, posaçërisht kur bëhet fjalë për vendime historike, si anëtarësimi i Bullgarisë në NATO dhe BE.

Related posts

Voton në Tiranë kreu i PSD-së, Tom Doshi

Gazeta Max

Xhaferi – Lipavski: Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë kanë miqësi tradicionale

Gazeta Max

Shaqiri dhe studentët sot debatojnë për avancimin e ligjit për subvencionimin e racionit për studentë

Gazeta Max