Ja cilët shqiptarë triumfuan mes 30 shteteve në Kongresin e parë ndërkombëtar të IPO

Shqiptarët gjithmonë e më shumë po shkëlqejnë kudo e ngado sidomos në Diasporë. Ne ju prezantojmë me 3 personazhe shqiptarë të cilët kanë triumfuar pak ditë më parë në Beograd ku në mesin e mbi 100 pjesëmarrësve nga 30 shtete të ndryshme ku 20 seksione kishin dërguar delegatët e tyre në Kongresin e parë ndërkombëtar të International Police Organization-IPO. Delegatët e Seksionit IPO Switzerland u radhitën në listën e 6 seksioneve më të mira mes Italisë, Slovenisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Komandes Afrikane, ku Drejtuesi i Seksionit paraqeti edhe një lekturë për të gjithë të pranishmit e cila u vlerësua ndër më të mirat. Seksioni IPO Switzerlad i riformuar pak kohë më parë nga profesionist të sektorit të sigurisë dhe zbatimit të ligjit u përfaqësua në këtë kongres nga Presidenti i Seksionit Z. Imet Cafleshi, Sekretari i Përgjithshëm Z.Anton Sokoli dhe Kordinatori për zhvillim Z. Muamet Zhaku. Mësojmë se 3 shqiptarët janë nga më kryesorët në shtetin e Zvicrës për International Police Organization IPO dhe rradhiten mes personave të rëndësishëm në zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve të trajnimeve profesionale jo vetëm në Zvicër por edhe më gjerë, duke bashkuar profesionist të tjerë shqiptar dhe nga vënde të ndryshme të botës. Ky kongres me përmasa ndërkombëtare u mbajt në Beograd nga data 10-12 Qershor ku Delegacioni i IPO Zwitzerland i përbërë nga 3 shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër u vlerësua edhe me certifikatë mirënjohje për punën e tyre dhe kontributin profesional që kanë dhënë në këtë organizatatë profesionale shumëkombëshe joqeveritare dhe jofitimprurëse, që përmes punës arsimore dhe shkencore synon të krijojë mjete teorike dhe praktike për te shërbyer si një urë lidhëse midis komunitetit dhe zbatimit të ligjit duke bashkuar profesionistët civilë dhe strukturat e sigurisë të kontribuojnë së bashku për një komunitet më të sigurt dhe një të nesërme më të sigurt. International Police Organization IPO është një OJQ me anëtarësim kombëtar dhe ndërkombëtar që nuk ndjek aktivitete ekonomike për qëllime fitimprurëse, bashkëpunon me Institucione Shtetërore Kombëtare dhe Ndërkombëtare për të arritur objektivat dhe synimet e saj, por është e pavarur nga administrata publike, institucionet shtetërore, politike apo fetare, qofshin këto vendase apo të huaja. Na bëhet zemra mal kur dëgjojmë për arritje të tilla nga shqiptarët tanë anembanë botës.

Të fundit në përqindje