GazetaMax
Lajme

Jamie Shea: NATO-ja ishte e qartë me serbët, më 24 mars veprojmë

Para 23 viteve filluan sulmet e NATO-s kundër caqeve policore dhe ushtarake serbe.
Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s ka deklaruar se NATO-ja e kishte bërë të qartë se nëse serbët do të tërhiqeshin nga kjo marrëveshje, të cilën shqiptarët e Kosovës e kishin pranuar, dhe nëse serbët do t’i ktheheshin fushatës së shtypjes, NATO-ja do të vepronte, dhe më 24 mars aleatët u pajtuan që të ndodhte kjo gjë.
“Nganjëherë, veprimi është i domosdoshëm. Duhet të përgatiteni që të veproni dhe unë besoj se këtë herë patëm një shans shumë më të mirë që të ndërhynim në mënyrë parandaluese dhe të ndalonim dhunën masive në Kosovë, edhe pse sigurisht se ishte e pamundur që të shpëtoheshin jetët e të gjithëve”, ka deklaruar Shea në ATV.

Related posts

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazeta Max

Reisul Ulema për ngushëllime te familja Osmani në Ladorishtë

Gazeta Max

Me dëgjimin e ekspertëve të cilët e përgatitën super ekspertizën, në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Llaskarcën”

Gazeta Max