RTK pagoi 35 mijë euro DigitAlb-in për transmetimin e dy ndeshjeve miqësore të Kosovës

Date:

Radio Televizioni i Kosovës ka paguar hiç më pak se 35 mijë euro për transmetimin e dy ndeshjeve fudbollistike, Kosova – Brukina Faso, dhe Zvicra – Kosova. Tenderin për këtë shërbim e ka fituar kompania “DigitAlb”, e cila edhe ishte e vetme në garën e marrjes së tenderit.
Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.
Këtë ndeshje qytetarët e Kosovës ka mundur ta shohin edhe përmes ekraneve të RTK-së, dhe të kënaqen me rezultatin e kombëtares.
Mirëpo, kjo kënaqësi i ka kushtuar buxhetit të shtetit 35 mijë euro, shkruan Reporteri. net.
Radio Televizioni i Kosovës e ka paguar kompaninë “DigitAlb” për të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje dhe ndeshjes tjetër që do të zhvillohet më 29 mars, mes Kosovës dhe Zvicrës.
Në njoftimin që është bërë publik është treguar se kontrata mes RTK dhe DigjitAlb është nënshkruar sot, dhe se në garë nuk ka pasur asnjë kompani tjetër.
“Data e dhënies së kontratës 23.03.2022. IV.2) Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 24.03.2022 IV.3) Numri i tenderëve të pranuar: 1. Vlera e përgjithshme e kontratës 35 000,00 EUR”.
Ky është dokumenti që është bërë publik sot në KRPP:

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski nga Luboteni: Çdo banorë i komunës sonë është i barabartë (FOTO)

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski vazhdon me...

“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të...

Drejtori Halili për vizitë në Jeruzalem, prezantohen arritjet më të fundit teknologjike

Drejtori Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku...

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Nëse Maqedonia e Veriut deri para pak vitesh mbante...