GazetaMax
Ballina

Jeta e fshehtë e Vladimir Putin, zbulojmë gratë e tij, fëmijët jashtë martese dhe ata që i ka bërë publik

Një nga misteret më të thella të presidentit rus, Vladimir Putin, është jeta e tij private. Ai flet fare pak ose aspak për të. Është divorcuar që nga viti 2013 nga ish stjuardesa e Aeroflot, Lyudmila Skrebniova, pas pothuajse 30 vitesh martesë.

Në atë kohë u fol se kishte lidhje jashtëmartesore me Alina Kabaeva që nga viti 2008. Alina është fituese e Golden Rhythmic 2004 në Olimpiadën e Gjimnastikës në Athinë. E më vonë një deputete e dumës ruse. Kurse vitet e fundit gruaja e dytë sekrete e përfolur e presidentit rus.

Peizazhi është edhe më i mjegullt për pasardhësit e tij.

Kështu ndodh me vajzat që kishte me Lyudmila e cila më pas u martua në 2015 me Arthur Oceretni, 21 vjet më i ri.

Por dyshimet janë më të forta edhe për faktin se sa fëmijë ka 69-vjeçari Vladimir Putin brenda dhe jashtë martesave.

Ajo që konsiderohet e sigurt është se ai ka dy vajza me Ludmilën.

Të dyja, megjithatë, u mbajtën jashtë vëmendjes nga Kremlini për shumë vite.

Putin nuk i ka përmendur kurrë emrat e tyre. Për të mbajtur sekret identitetin e tyre, në jetën publike nuk përdorin as mbiemrin e tij.

Ai foli për to, pa emra, me regjisorin amerikan, fitues të Oskarit, Oliver Stone, në dokumentarin ” Intervista e Putinit ” të vitit 2017.

Madje tha se është gjysh, pa specifikuar se sa prej nipërve janë dhe nga cila vajzë i ka ara.

Të lindur, Maria në 1985 në Shën Petersburg dhe Katerina në 1986 në Dresden, ato i kaluan vitet e fëmijërisë në Gjermani, ku babai i tyre shërbente si agjent i KGB-së.

Kur familja u kthye në Shën Petersburg në vitin 1991, ndoqën një shkollë gjermane.

Megjithatë, për arsye sigurie, dy motrat janë kthyer në Gjermani për pesë vjet, ku Putini ia besoi kujdestarinë mikut të tij të ngushtë dhe ish-agjentit të Stasi-t (më vonë CEO i Nord Stream AG), Matthias Warning.

Vajzat u kthyen në Rusi në vitin 1996, këtë herë në Moskë, ku Putini kishte filluar të ndërtonte karrierën e tij politike.

Por kur babai i tyre u ngjit në karrierë, në vitin 1999, shkollimi i tyre vazhdoi në shtëpi.

Edhe në universitet kanë përdorur identitet të rremë.

Pas divorcit, filluan të qarkullojnë dyshimet se Putin kishte një familje të re dhe fëmijë me Kabaeva dhe, më vonë, një martesë të fshehtë me një pastruese ruse, e cila u bë një multimilionere misterioze.

Ai nuk ka konfirmuar asgjë nga këto, duke ia lënë mohimet që t’i bëjë zyra e Kremlinit.

Maria Vorontsova-Faassen

E njohur publikisht deri në martesën e saj me Vorontsova, Maria, 36 vjeç, është fëmija më i madh i presidentit rus.

Ka studiuar biologji në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut dhe është diplomuar për mjekësi në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Ajo është kandidate për doktoraturë në Qendrën Kërkimore të Endokrinologjisë në Moskë dhe drejton një program bamirësie, Alfa-Endo, për fëmijët me çrregullime endokrine.

Sipas Bloomberg që citon noa.al, ajo është këshilltare e Putinit për inxhinierinë gjenetike.

Mësohet se ka qenë e martuar më parë me biznesmenin holandez Yorit Fassen (ish anëtar i gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom) dhe kanë një fëmijë.

Në vitin 2013 u tha se jetonin në Holandë, por u detyruan të transferoheshin në Moskë mes kërkesave për dëbimin e vajzës së Putinit.

Kjo ndodhi kur Boeing i Malaysia Airlines sapo ishte rrëzuar mbi Ukrainën lindore ndërsa fluturonte MH-17 nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Tani, nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës, 35-vjeçarja Dr. Maria Fassen raportohet se është divorcuar.

Katerina Tikhonova

Edhe sot e kësaj dite, vajza 35-vjeçare e Putinit përdor mbiemrin e gjyshes nga ana e nënës së saj.

Ajo ndoqi studimet aziatike në kolegj. Ka një diplomë në fizikë dhe matematikë. Si dhe mori një doktoraturë nga Universiteti Shtetëror i Moskës.

Tani, si drejtoreshë e Institutit për Kërkime Matematikore në Sistemet Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës, ajo luan një rol kyç në programet e inteligjencës artificiale ruse.

Vitin e kaluar foli në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (versioni rus i Davosit). Por asnjë media ruse nuk e lidhi atë me Vladimir Putin.

Megjithatë, vitet e mëparshme ishte bërë më e njohur me pjesëmarrjen në shfaqjet e kërcimit akrobatik.

Katerina ishte martuar më parë me Kirill Samalov, oligarku më i ri rus, bashkëpronar i kompanisë petrokimike SIBUR Holding dhe djali i bashkëpronarit të një prej bankave më të mëdha ruse.

Çifti është i divorcuar që nga viti 2018, kur u zbulua se pasuria e tyre e përbashkët kapte vlerën e 2 miliardë dollarëve.

Pak ditë më parë, aktivistët sulmuan dhe pushtuan një vilë në resortin veror Biarritz në Francën jugperëndimore, të cilën Samalov e kishte blerë në vitin 2012 për 4.5 milionë euro.

Tani, kjo vilë është në pronësi të Katerinës.

Ndërkohë, qarkullojnë zëra se Vladimir Putin ka pasur jo më pak se pesë fëmijë vitet e fundit me Alina Kabaeva.

Sipas asaj që tha kritiku aktual i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, çifti u martua pothuajse menjëherë pas divorcit të Putinit. Kremlini e mohoi këtë njoftim.

Megjithatë, raoortohet se Kabaeva lindi djalin e parë të Putinit, Dmitry, në vitin 2008.

Më pas lindi një vajzë në 2012. Një tjetër fëmijë erdhi në 2015. Dhe së fundi djem binjakë në vitin 2019.

Ata thuhet se jetojnë në Zvicër dhe kanë pasaporta zvicerane.

Prandaj, në vendet e Evropës ka thirrje publike në rritje që Kabaeva të ushtrojë ndikim tek presidenti rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kurse disa të tjerë po mbledhin firma për të rrëzuar “familjen sekrete të Putinit”.

Një tjetër fëmijë?

Ndërkohë listës së fëmijëve presidencialë që publikojnë mediat ndërkombëtare iu shtua edhe një studente 18-vjeçare në Shën Petersburg.

Ajo quhet Louisa (Elizabeth) Rozova dhe thuhet se është fryt i lidhjes jashtëmartesore të presidentit rus me një ish-pastruese, tani aksionere në një bankë të madhe ruse dhe një nga gratë më të pasura në Rusi.

46-vjeçarja Svetlana Krivonotzik nuk i komenton asnjëherë raportimet për të dhe vajzën e saj, të cilat u publikuan vitin e kaluar nga mediat opozitare ruse.

Në atë kohë, e reja Louise papritmas fitoi mbi 84,000 ndjekës në Instagram.

Megjithatë, pesë muaj më parë, ajo ndaloi së postuari. Ajo tashmë kishte fshirë të gjitha fotot ku i dukej fytyra.

Shumë njerëz supozuan se ajo ishte nën presion nga Kremlini.

Me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës, në llogaritë e saj në mediat sociale vërshuan me mesazhe urrejtjeje.

“A mendon se i ngjan presidentit?”, u pyet ajo një vit më parë në një intervistë për edicionin rus të revistës GQ .

“Shiko, nga fotot e tij të fëmijërisë, ndoshta po, kështu duket”, ishte përgjigjur ajo, duke shtuar: “Por siç rezulton, ka shumë njerëz që duken si Vladimir Vladimirovich.” /noa.al

Related posts

Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së

Gazetamax.mk

Nuk ka më mungesa, prindërit do i çojnë fëmijët në çerdhe, ministrja Trençevska kërkon që SASHK të paguaj pagën e grevistëve

Gazetamax.mk

Grubi: Me përulësi kujtojmë sakrificën e familjes së komandatit legjendar Adem Jashari

Gazetamax.mk