GazetaMax
LIFESTYLE

Ju prezantojmë Dj.Esco që nisi me rrep e sot Dj. më i dëgjuari kudo

E njohin të gjithë si Dj.Esco por emri i tij i saktë është Asim Ferizi. Jo vetëm shqiptarët në Diasporë por kudo që janë e duan dhe argëtohen pa fund me muzikën e tij. Ai ka lindur në Vushtri por jetoj dhe punon në Wiesbaden afër Frankfurtit në Gjermani dhe pasioni i tij për muzikën ka qenë që kur ishte i vogël, ndërsa ka 16 vjet që bën muzikë e falë hapave të parë që i ka mësuar nga shoku ( Ish Dj dhe ai ) më i ngushtë i vëllaut të tij të madh. Por ne mësojmë se Dj. Esco kishte nisur me një shok të tij nē fillim të bënte rrep gjerman dhe në gjuhën angleze dhe ky emër nisi ta përdore edhe për shkak të reperit amerikan NAS ku në atë kohë në hitin e tij ” You can hate me now” në mesin e këngës ai thoshte ” Nickname Esco “, dhe jo vetëm ish i preferuari i tij si reper por edhe sot shqiptari e dëgjon dhe luan këngë të tij nëpër clube. Dj Esco luan kudo nëpër disko, festivalr e organizime të ndryshme ( HashfagShota, Kalle Events, Kelmendi Events etj) me mikun dhe kolegun e tij të ngushtë Dj Malli. Por ai na tregon se muzikën e ka në gjak e tash po ia trashëgon edhe djemve të tij tash, e ai ka prodhuar remixe të shumë këngëve dhe artistëve të njohur e ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me shumë personalitet të muzikës, pa harruar edhe me Dj. Smily mjaft i njohur nga Gjermania por edhe në Zvicër ku ai bashkëpunon. Por Dj Esco e kemi parë dhe dëgjuar edhe në projektin ” Kallxoj Nanës ” ku kishte rënë në kontakt me këngëtarin Granit Ismajlin dhe sollën këtë super bashkëpunim ku ende pëlqehet e dëgjohet dhe sot, e më pas ai thotë se lindi edhe projekti o dytë ” Aman . Dj Esco tregon më tej se muzika shqiptare po pëlqehet tash në tregun botëror e sidomos në Gjermani të gjithë të huajt e dëgjojnë dhe festojnë me muzikën shqiptare, e nëpër evente e mbrëmje shqiptare ka plot edhe të huaj. Ai i rrini gati të jëtë in gjithmonë me hitet që publilohen, p.sh ai thotë se shumica e këngëtareve e publikojnë këngën të enjten e të premten në mëngjes i duhet të shohë e të studiojë tregun. Për të bashkëpunimi dhe shoqërime me Blackfish Entertainment të Genc Prelvukaj e ndjen krenari që i njeh e ka miqësi, pasi Genci e ka dëgjuar që në lohën kur ishte grupi i famshëm Etno Engjujt. Por Dj. Esco thotë se ka shumë talentë por të preferuarit e tij janë: Dhurata Dora , Tayna, Elvana Gjata, Kida, Greta Koçi, Dafina, e nga meshkujt : Granit Ismajlin, Mc Kresha, Ledri , Noizy, Yll Limani e pa harruar se shoku më i ngushtë është Dj. Mali i njohur në Franfurt me të cilin rri në kontakt me të 24 orë dhe njihet edhe si producent e ku kanë studio bashkë e ku krijojnë muzikë mjaft të mirë bashkë. Një lajm i mirë për të gjithë ata që e ndjekin Dj. Esco ai ka gati projektin e ri, e në qershor vjen në Kosovë për të realizuar klipin e shumë shpejt do të kemi edhe trailer të këtij projekti. E vera që vetëm sa nuk ka nisur do të jetë mjaft e nxehtë edhe me plot angazhime me plot ftesa për të edhe në Kosovë, por ai vendlindjen e sheh si pushim relax e me vizitu bukurite e Kosoves, para sezonit vjen bashkëpunimi i ri me Granitin e plot projekte, thjesht duhet të presim. Për më shumë për Dj. Esco shkoni në rrjetet e tij sociale në kanalin e tij në Youtube @DJESCOde në Spotify por edhe në websitin e tij https://linktr.ee/djesco.de .

300x250

Related posts

Kura e duhur bimore që funksionon kundër ënjtjes së këmbëve

e-max

OBSH jep alarmin: Lija e majmunit, “shpërthen” në muajt e verës

e-max

Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes

e-max