GazetaMax
Adrenaline

Juventus ‘çmendet’ për Salah, kjo është shuma marramendëse që kanë ofruar për të

Juventusi përgatit një kontratë të madhe për transferimin e sulmuesit Salah.
Klubi italian, Juventusi është gati të nisë një ofertë masive për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, këtë verë.
Juventusi planifikon të përdorë fondet e kursyera nga lejimi i Paulo Dybalas për t’u larguar si lojtar i lirë, për të vënë nënshkrimin e Salah si zëvendësues të tij.
Sipas mediumit italian Gazzetta.it, Juventuis është gati t’i ofrojë egjiptianit Salah një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 10 milionë funte apo 12 milionë euro në sezon.
Ata gjithashtu do të duhet të paguajnë vetëm 50 milionë funte apo 60 milionë euro për kontratën e tij, për shkak të një legjislacioni tatimor prej 25 për qind që u ndërmor në vitin 2019.
Kjo do të thotë se Zonja e Vjetër mund të kursejë shuma të mëdha duke transferuar Salah në vend që të mbajë shërbimet e Dybala.
Misioni i ardhshëm i Juventusit do të jetë gjetja e një çmimi me Liverpoolin nëse ata zgjedhin të bëjnë një lëvizje për transferimin e tij në verë.
Reds nënshkruan me 29-vjeçarin për 43 milionë funte apo rreth 50 milionë euro në vitin 2017, por në vitet ai është shndërruar në njërin nga lojtarët më të mirë në botë.
Salah po shijon sezonin e tij më produktiv deri më sot, pasi ai synon ‘Këpucën e Artë’ të tretë, ndërsa Liverpooli mbetet në garë për katër trofe këtë sezon.

Related posts

Man City ende në garë për Cucurellan

Gazetamax.mk

Formacionet zyrtare: Almeria – Real Madrid

Gazetamax.mk

Verstappen preferon Ferrarin si rival për titull

Gazetamax.mk