Ka vetëm 25 vjet, Kingsley Coman ka fituar titullin e tij të 11-të në karrierë dhe atë radhazi

Futbollistët e Bayern Munich javën e kaluar fituan titullin e Bundesligës dhe ishte një natë e veçantë për një lojtar të skuadrës bavareze.
Kingley Coman fitoi titullin e 11-të nga po aq sezone të luajtura në karrierën e tij.
Francezi u bë profesionist në sezonin 2012/2013 dhe që atëherë ka fituar titujt e kampionit të vendit në të cilat ka luajtur në çdo sezon.

Titulli i fundit i Coman ishte i shtati në Bundesligën gjermane, pasi ai e ka fituar dy herë titullin në Ligue 1 sa ishte duke luajtur për PSG-në dhe dy herë t tjera Serien A italiane me fanellën e Juventusit.
Gjatë karrierës së tij, në vetëm 25 vjeç, Coman ka fituar 26 trofe në të gjitha garat.
Krahas titullit fitoi Superkupën në Francë, Kupën dhe Superkupën në Itali dhe gjithsej 18 trofe me Bayernin.

Përveç shtatë titujve kampion, ai fitoi edhe tre Kupa të Gjermanisë dhe pesë Superkupa, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Të fundit në përqindje