GazetaMax
Adrenaline

Kalon Oliver Khan, Neuer vendos rekord të ri në Bundesliga

Bayern Munchen triumfoi këtë fundjavë në “Allianz Arena” ndaj Union Berlin me rezultatin 4-0, duke hedhur kështu hapa të sigurt drejt titullit kampion në Bundeliga. Një sukses plotësisht i merituar, por gjithashtu një fitore shumë domethënëse për portierin Manuel Neuer, i cili pasditen e 19 marsit vendosi një rekord të ri në aspektin personal. 35-vjeçari është zyrtarisht lojtari me më shumë fitore në historinë e Bundesliga-s, duke parakaluar në këtë listë, pikërisht ish-portierin bavarez Oliver Khan, një tjetër legjendë e klubit.

Neuer bëhet lojtari i parë i kampionatit gjerman, i cili prek shifrën e 311 fitoreve, ndërsa ky rekord mbahej nga Khan me 310 suksese në karrierën e tij.

Një jetë në Bundesliga për portierin gjerman, i cili aventurën e tij dhe serinë e fitoreve e nisi me Schalke 04 në sezonin 2006-2007, ndërsa në vitin 2011 u bashkua me rekordemenët e Gjermanisë, Bayern Munchen.

Nga sezoni 2011-2012, Neuer numëron 304 prezenca me Bayern-in në Bundesliga, ndërsa me Schalke 04, portieri mbrojti portën e “bluve” në 154 prezenca vetëm në kampionatin gjerman dhe në total Neuer ka fituar 311 takime nga 460 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman.

Një rekord i veçant për portierin, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar çdo trofe jo vetëm me skuadrën bavareze, por edhe në aspektin personal. Gjithsesi, duke ditur rendimentin dhe cilësitë e gardianit, e mbi të gjitha, forcën e skuadrës së Bayern-it, Manuel Neuer do të ketë mundësinë të thellojë akoma dhe më shumë këtë rekord në të ardhmen.

Related posts

Cannavaro pritet t’i kthehet punës së trajnerit – afër marrëveshjes me klubin e Serie B

Gazetamax.mk

Shqipëria në një grup të favorshëm për Euro 2024

Gazetamax.mk

Ballkani udhëton drejt Lituanisë – nesër zhvillohet ndeshja e kthimit

Gazetamax.mk