Mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF-së, ja vendimet që u morën

Date:

U zhvillua këtë të hënë mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv, i dalë nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së, që u mbajt më 15 mars. Në fillim të mbledhjes që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, anëtarët e rinj të KE-së miratuan rendin e ditës, ndërsa më pas vijuan me pikat e rendit të ditës.

Zgjedhja e dy zëvendës-presidentëve të rinj ishte çështje e parë e diskutuar, ku 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv vendosën që Lutfi Nuriu të vijojë të mbajë pozicionin e zëvendëspresidentit të parë, ndërsa Arben Dervishaj të jetë në pozicionin e zëvendëspresidentit të dytë.

Më tej, u bë edhe ndarja e Komisioneve të Përhershme të FSHF-së, ku Abdyl Kuriu u zgjodh në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, Lutfi Nuriu në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare, Arben Dervishaj u zgjodh si drejtues i Komisionit të Infrastrukturës dhe Projekteve dhe Komisionit të Financave.

Sakaq, në krye të Komisionit të Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë u vendos Ervin Canollari, ndërsa anëtarja e parë femër e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha u zgjodh në krye të Komisionit të Futbollit të Femrave. Envi Hicka u vendos të drejtojë Komisionin e Statusit të Lojtarëve dhe Komisionin Ligjor dhe atë të Licencimit, ndërsa në krye të Komisionit të Arbitrimit do të jetë Bardhyl Jera. Përgjegjës për Komisionin e Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve do të jetë Pano Xhixho, ndërsa drejtues i Komisionit Teknik dhe të Zhvillimit do të jetë Ylli Çekici. Ndërkaq, Komisionin e Mjekësisë Sportive do ta drejtojë Gjergji Petro. U vendos gjithashtu të ngrihet edhe një Komision i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit në kuadër të implementimit të strategjisë “Futbolli për Kombin 2022-2025” ku në një nga shtyllat e saj është komunikimi dhe transparenca.

Në këtë mbledhje të parë, u diskutua edhe mbi situatën aktuale në futbollin shqiptar.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...