Kalon Oliver Khan, Neuer vendos rekord të ri në Bundesliga

Date:

Bayern Munchen triumfoi këtë fundjavë në “Allianz Arena” ndaj Union Berlin me rezultatin 4-0, duke hedhur kështu hapa të sigurt drejt titullit kampion në Bundeliga. Një sukses plotësisht i merituar, por gjithashtu një fitore shumë domethënëse për portierin Manuel Neuer, i cili pasditen e 19 marsit vendosi një rekord të ri në aspektin personal. 35-vjeçari është zyrtarisht lojtari me më shumë fitore në historinë e Bundesliga-s, duke parakaluar në këtë listë, pikërisht ish-portierin bavarez Oliver Khan, një tjetër legjendë e klubit.

Neuer bëhet lojtari i parë i kampionatit gjerman, i cili prek shifrën e 311 fitoreve, ndërsa ky rekord mbahej nga Khan me 310 suksese në karrierën e tij.

Një jetë në Bundesliga për portierin gjerman, i cili aventurën e tij dhe serinë e fitoreve e nisi me Schalke 04 në sezonin 2006-2007, ndërsa në vitin 2011 u bashkua me rekordemenët e Gjermanisë, Bayern Munchen.

Nga sezoni 2011-2012, Neuer numëron 304 prezenca me Bayern-in në Bundesliga, ndërsa me Schalke 04, portieri mbrojti portën e “bluve” në 154 prezenca vetëm në kampionatin gjerman dhe në total Neuer ka fituar 311 takime nga 460 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman.

Një rekord i veçant për portierin, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar çdo trofe jo vetëm me skuadrën bavareze, por edhe në aspektin personal. Gjithsesi, duke ditur rendimentin dhe cilësitë e gardianit, e mbi të gjitha, forcën e skuadrës së Bayern-it, Manuel Neuer do të ketë mundësinë të thellojë akoma dhe më shumë këtë rekord në të ardhmen.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Toyota ka planifikuar të shtojë linjën e automjeteve elektrike...

Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të...

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të...