GazetaMax
Ballina

Këngëtarja e njohur ukrainase përshëndet shqiptarët dhe bën premtimin: Kur të mbarojë lufta…

Këngëtarja e njohur ukrainase Ruslana, fituese e Eurovizionit në vitin 2004 ka folur shpesh në daljet e saj për mediat për situatën e sulmeve ruse në Ukrainë.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku dha disa mesazhe në lidhje me luftën dhe bëri një përshëndetje edhe për Shqipërinë. Ajo i cilësoi shqiptarët si “vëllezër e motra” duke shtuar se vendi jonë është i ngjashëm me vendin e saj.

Pyetje: Ku e gjeni gjithë këtë motivim, gjithë këtë forcë për të sakrifikuar edhe jetët tuaja për hir të vendit tuaj?

Ruslana: Unë e dua këtë tokë, do bëja gjithçka që të fitojmë luftën dhe të fitojë dashuria.

Pyetje: Cila do ishte thirrja që do të bësh sot publike nëpërmjet transmetimit tonë?

Ruslana: Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne me ju kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thoja, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë. Mos mendoni ju që është lufta diku dhe po mbrohemi, por ne do i mbrojmë të gjithë. Jemi shumë të fortë. E rëndësishme është që të kuptojmë që kemi një tokë, dhe një jetë edhe duhet ta vlerësojmë dhe të bëjmë gjithçka për të. Dua vetëm të jemi të gjithë bashkë vetëm këtë dua. Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj!

Related posts

GIli duket si ‘kukull’ e grimuar, do ta ‘xhelozoi’ edhe reja

Gazetamax.mk

Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni

Gazetamax.mk

Gati për mega projektin nga David Dreshaj, kënga e re me 18 Mars

Gazetamax.mk