Kështu do të duken fanellat e Interit për sezonin 2022/2023?

Date:

Fanella e Interit për ndeshjet në shtëpi për edicionin 2022/2023 thuhet se ka rrjedhur në internet.
Burimet pranë Footy Headlines i kanë publikuar fotografitë se si do të duket fanella kryesore e Nerazzurrëve për sezonin e ardhshëm.
Dizajni përfshin vija të trasha të zeza dhe të kaltra në pjesën e përparme, të pasme dhe mëngëve, me një dizajn modest të jakës.

Nuk ka ndonjë konfirmim nëse këto janë fanellat që do t’i veshin lojtarët e Interit në sezonin e ardhshëm, porse Footy Headlines ka arritur shumë herë në të kaluarën që të sigurojë pamjet e fanellave të klubeve shumë kohë para zyrtarizimit të tyre.

Në vijim jua sjellim në fotografi se si pritet të duken fanellat e Interit për sezonin 2022/2023.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Kryetari i Butelit Kostovski nga Luboteni: Çdo banorë i komunës sonë është i barabartë (FOTO)

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski vazhdon me...

“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të...

Drejtori Halili për vizitë në Jeruzalem, prezantohen arritjet më të fundit teknologjike

Drejtori Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku...

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Nëse Maqedonia e Veriut deri para pak vitesh mbante...