GazetaMax
Lajme

Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

Shkup, 21 Qershor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 54-t, ku u miratua edhe propozim-ligji për konsumatorët, ku planifikohen dënime për praktikat e pandershme tregtare, praktika që dëmtojnë konsumatorin.

Me këtë ligj, planifikohen edhe dënime prej 500 deri 10 000 euro për kompanitë që shkelin të drejtat e konsumatorëve, ndërsa në disa raste planifikohet edhe ndërprerja e veprimtarisë së kompanisë prej tre muajve deri dy vjet.

U miratua Informacioni për shëtitjen e fëmijëve nga familjen me rrezik social për këtë verë. Për realizimin e pushimit shtatëditor, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, për çka do të shpallet thirrje në ueb faqe.

Me miratimin e propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, i hapet rrugë themelimit të qendrës informative-kulturore në Beograd dhe Shkup.

Qeveria angazhoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor që të rregullojë shpërndarjen e pensioneve në grupe, varësisht nga niveli i pensionit. Pensionet do të shpërndahen prej 28 qershorit në makinat bankare, ndërsa në sportelet e bankave do të shpërndahen prej 28 qershorit deri më 1 korrik, varësisht nga niveli i pensionit.

Maqedonia e Veriut do të dërgojë për gjashtë muaj 31 pjesëtarë të Armatës në operacionin e NATO-s, në misionin “KFOR” në Republikën e Kosovës. Dy pjesëtarë tjerë do t’i dërgojë në ushtrimet “Anatolian Eagle 22” në Turqi.

Related posts

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan

Gazetamax.mk

Qeveria humb betejën në gjykatë me personat me aftësi të kufizuar

Gazetamax.mk

Agjencioni për punësim në Strugë, projekte përfundimin e shkollës së mesme

Gazetamax.mk