GazetaMax
Ballina

Kisha Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, një ëndërr e parealizuar e Branisllav Sinadinovskit

– Prof.Sinadinovski e kishte nisur procedurën për themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, por, procedura mbeti e papërfunduar për shkak të vdekjes së tij para një viti, me çka kjo mbetet një ëndërr e parealizuar që nuk ka kush ta vazhdojë.
Ka kaluar një vit prej se mbylli sytë njëri nga ortodoksët shqiptarë, prof.dr. Branko Sinadinovski. Përskaj Branko Manojllovskit, po ashtu shqiptar nga Reka e Epërme e Dibrës, krahina prej nga e kanë origjinën shumica e shqiptarëve ortodoksë, Branisllav Sinadinovski, biri i profesorit Jakim  Sinadinovski, nga Kiçnica, ishte më i zëshmi në kauzën e rizgjimit të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve ortodoksë, të cilët për shkak të rrethanave të pushtimit dhe nënshtrimit nga regjimet e kaluara, janë asimiluar pothuajse tërësisht.
Branisllav Sinadinovski, i cili veten e quante edhe me emrin “alternativ” Gjergj Pranga,  u bë i njohur për publikun për disa vepra kushtuar Josif Bagerit dhe çështjeve sociokulturore e historike të shqiptarëve ortodoksë, me çka mbi vete mori edhe anatemën e një pjese nacionaliste të publikut, që nuk i shikonte me sy të mirë paraqitjet e tij ku deklarohej se është shqiptar, për më tepër, se në Maqedoni jetojnë mbi 75 mijë shqiptarë ortodoksë. Paraqitjet publike dhe botimet, nuk mundi t’ia ndalë askush dhe dukej se nxiti një lloj rizgjimi të vetëdijes kombëtare, që shihej te dhjetëra pjesëmarrës shqiptarë ortodoksë nëpër promovimet e librave të tij, ndonëse mbeteshin të heshtur.
Sfida më e madhe e prof.Sinadinovskit dhe ëndrra e parealizuar e tij, do të mbetet themelimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, e cila u nis, por, me gjasë mbeti e papërfunduar proceduralisht për shkak të vdekjes së tij. Për paraqitjet e tij publike,  dhe për shkak të iniciativës, në një rast edhe qe sulmuar fizikisht para banesës së tij.
“Më sulmojnë fizikisht pasi që u pengon hapje eventuale e një kishe ortodokse shqiptare, e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Priftërinjtë nuk do të bëjnë pagesë 100 euro kur do të vdes dikush. Gjithçka do të jetë pa pagesë. Konkurrenca u pengon”, kishte deklaruar Sinadinovski në vitin 2018.
Por, çështja sigurisht ka qenë më tepër se çështje “konkurrence”. Këtë e dëshmon qëndrimi i disa krerëve të Kishës Ortodokse Maqedonase.
Ideja e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare në vitin 2014, është vlerësuar si një projekt politik, nacionalist dhe shovinist, por edhe një aventurë joserioze.
Kisha Ortodokse Maqedonase ishte deklaruar se nuk e kupton nevojën e formimit të Kishës Shqiptare, duke pasur parasysh “numrin e papërfillshëm të shqiptarëve ortodoksë, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë”.
Pikërisht për këtë, KOM-i e kishte akuzuar profesorin Sinadinovski për “rolin e tij asimilues në paraqitjen e maqedonasve ortodoksë të Rekës”, ndërsa nuk e kishte pasur “të qartë” as rolin e krerëve të BDI-së në gjithë këtë projekt.
Me gjithë këto rezistenca, Kisha Ortodokse Maqedonase-Arhipeskopia e Ohrit, atë vit, kishte dhënë lejen për meshën në gjuhën shqipe  për panihidë në përkujtim të Kristo Bagerit, djalit të rilindasit të njohur shqiptar, Josif Bageri. Shërbesa të këtilla dhe të ngjashme do të mund të organizohen pa pengesë çdoherë kur do të ketë nevojë dhe kërkesa nga besimtarët, ishte thënë atëherë. Por, për fat të keq, këso shërbesa duhej të bëhen për besimtarë shqiptarë, të cilët mezi shihehin…
Prof. Branisllav Sinadinovski idenë e përthemelimin e kishte hedhur gjatë promovimit të librit të tij kushtuar shqiptarëve ortodoksë në hotelin “Aleksandar Pallas”, 2014, me ç’rast zbuloi edhe hallin e tij për të gjetur bashkëthemelues, duke treguar se për këtë arsye, i ka kyçur të shoqen që nuk ishte shqiptare dhe të bijën.
Në deklaratat e tij shpesh thoshte se nuk sheh ndonjë problem me themelimin e kësaj kishte, sepse ajo “vetëm mund të ndihmojë në problemet që ka institucioni ortodoks maqedonas”.
Çështja numrit të madh të shqiptarëve ortodoksë të asimiluar, është për analizë sociologjike, ku gjithsesi kanë luajtur rol edhe proceset historike e politike dhe ndikimet fetare që nga Kisha Ortodokse Serbe e gjer te ajo Maqedonase. Për presionet e regjimeve që kanë sunduar as të mos flasim.
Është e gjatë lista e personaliteteve politike e intelektuale për të cilët flitet se janë shqiptarë ortodoksë, por, për fat të keq, nuk kanë pasur guximin të dalin publikisht e të deklarojnë identietin e tyre. Me vdekjen e prof.Sinadinovskit, heshtet ndoshta zëri i fundit i tyre. Në punën e tij atdhetare, veçanërisht kishte mbështetjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, të cilin shpesh e quante si vëlla të tij.
Është interesant të theksohet historia e një emisioni dokumentar nga gazetari Sefer Musliu. Ai në një fshat të Rekës së Epërme bëri një emision për TVM-në, ku banorët flisnin shqip, por pa e deklaruar përkatësinë e tyre.  Mirëpo, kur ky gazetar shkoi pas një kohe me ekipin televiziv për të vazhduar xhirimet në një fshat tjetër, po ashtu të Rekës së Epërme, kishte hasur në pengesa, sepse ndërkohë, sigurisht organet e sigurimit kështu ua kishin “sugjeruar” banorëve.

Related posts

Kovaçevski: Vonesa afatgjatë në integrimin evropian ndikon në euro-skepticizëm

Gazetamax.mk

Më mirë mos e shikoni fare, kështu dukej Efi e “Për’puthen” para ndërhyrjeve plastike

Gazetamax.mk

Ish e dashura e Don Xhonit përfundon në spital, pak ditë pas ndarjes

Gazetamax.mk