GazetaMax
Lajme

Klan Debat/ Skender Rexhepi-Zejd sqaron disa nga pikat e marrëveshjes së Frontit Europian me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd në emisionin Klan Debat përmendi disa nga pikat për të cilat është rënë dakord në nënshkrimin e kaolicionit me BDI-në, për Frontin Europian.

Ai tha se si parti përkrahin investimet kapitale që tashmë kanë nisur në vend, e poashtu përkrahin dhe idenë që presidenti duhet të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend.

“Vendi ynë duhet të integrohet në BE, ndaj ky front ka qëllim qëtë ndryshohet kushtetuta dhe të nisim rrugëtimin tonë drejt BE-së. Jemi zotuar poashtu që të kemi zhvillim të barabartë ekonomik dhe arsimor pa bërë dallime rajonale në asnjë prej komunave shqiptare, të përkrahim projektet kapitale si Korridori 8 apo 10D. Poashtu, zgjedhja e presidentit të vendit të bëhët në Kuvend me 2/3 e votave dhe të forcojmë raportet fqinjësore me Kosovën dhe Shqipërinë. Pikë tjetër për të cilën jemi dakorduar është dhe ndalimi i migracionit dhe kthimin e qytetarëve të larguar nga vendi”, tha Rexhepi. /tvklan.mk

Related posts

Koleva: Në mars rritje e re e pagës minimale dhe rritje e pensioneve

Gazeta Max

Shefi i një kompanie pushon 90 për qind të punonjësve sepse inteligjenca artificiale është 98 për qind më efikase

Gazeta Max

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

Gazeta Max