GazetaMax
Ballina

Komuna e Tetovës i bën presion, drejtoreshën e Gjimnazit e vizitoi sot zëvendësministri i Arsimit

Sot në hapësirat e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë realizova takim me drejtoreshën e shkollës, z-nj. Teuta Llalla.

Pas publikimit në media se ndaj saj është bërë presion dhe shantazh nga ana e përfaqësues të Komunës së Tetovës me pretekstin për të dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të shkollës e pash të arsyeshme për ta vizituar dhe për të kuptuar nga ajo se çfarë po ndodh. Shkolla e mesme “Kirill Pejçinoviq” njihet si një ndër shkollat e Tetovës e cila ka cilësi dhe nxjerrë nxënës të përgatitur pas mbarimit të shkollimit të mesëm. Kjo siç duket nuk është edhe qëllimi i komunës, por është partizimi dhe politizimi i saj. Prandaj edhe bëjnë trysni dhe shantazh ndaj drejtoreshës me qëllimin që në vend të saj të vendosin ndonjë person partiak nga radhët e partisë së kryetarit të komunës.

Kjo u vërejte edhe nga ajo se sot në hapësirat e shkollës gjendej edhe revizioni komunal i dërguar nga komuna me pretekst për të gjetur ndonjë shkelje. Gjithashtu nga ana e drejtoreshës u njoftova edhe për neglizhencën edhe anashkalimin që i bëhet asaj nga institucioni i komunës. Duke harruar se me një veprim të tillë nuk dëmtohet drejtoresha, por nxënësit e asaj shkolle dhe procesi arsimor në përgjithësi. Në vend që të mbështesin procesin arsimor, ashtu siç edhe e kanë për detyrë, ata po e pengojnë me qëllimin e partizimit të institucionit arsimor.

Ministria e arsimit është e interesuar që në atë shkollë procesi arsimor të zhvillohet në formë të rregullt dhe të përmbushen programet mësimore, si dhe nxënësit të arrijnë suksese sa më të mëdha, duke mos u bërë pre e qëllimeve të politikës ditore dhe klanore.

Related posts

BDI: Pagat në arsim do të rriten, procesi arsimor të vazhdojë nga e hëna

Gazetamax.mk

​Helmi i oktapodit mund të përdoret në luftën kundër tumoreve më agresive

Gazetamax.mk

I gjuan rimat si plumbat, ky ‘Freestyle’ nga Tajsoni s’duhet t’iu ikë

Gazetamax.mk