GazetaMax
Lajme

Korrupsioni ngelet çështje që shqetëson, zgjidhja kërkohet te transparenca dhe llogaridhënia

Shkup, 7 nëntor – Transparenca dhe llogaridhënia janë elementet më të rëndësishme në minimizimin e korrupsionit dhe përmirësimin e integritetit dhe për këtë qëllim rrjeti ndërkombëtar për shërbime profesionale PwC bashkë me Programin për Qasje në Informacione nga Bullgaria në periudhën prej nëntorit të vitit 2019 deri në nëntor 2022 në shtetin tonë e realizoi projektin “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Komisioni Evropian, përmes programit IPA 2 në të cilin shfrytëzues kryesorë ishin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës në Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik.

Korrupsioni në shtetin tonë, siç theksuan në ngjarjen përmbyllëse të projektit, ende është çështje shqetësuese, por, kjo duhet të jetë motiv dhe nxitje për përpjekje të mëtutjeshme në këtë sferë – që të përforcohen institucionet të cilat kanë kompetenca për hetime dhe për ndjekje penale përmes përforcimit të kapaciteteve të tyre, por edhe pavarësi më të madhe, para së gjithash nga pushteti ekzekutiv, që do të shkaktonte rritjen e shumë ndjekjeve për kryerësit e korrupsionit, duke e përfshirë edhe konfiskimin.

Drejtori i projektit, Dragan Davitkov, në konferencën e sotme përmbyllëse të projektit, theksoi se përmes ekspertëve të angazhuar vendorë dhe ndërkombëtarë projekti ka ndihmuar që të ndërtohet sistem i integritetit të administratës publike.

Siç tha, përmes rezultateve, projekti ka kontribuar që KSHPK në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për progres të vendit të vlerësohet si institucion proaktiv i cili u mundëson drejtime dhe mbështetje institucioneve publike për parandalim të korrupsionit.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mari Madlen Kanellopullu, në ngjarjen theksoi se transparenca dhe llogaridhënia janë elementet më të rëndësishme në minimizimin e korrupsionit dhe përmirësimin e integritetit.

Vlladimir Georgiev nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit theksoi se korrupsioni në shtetin tonë është ende çështje shqetësuese.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të mënjanohej etiketimi se te ne ekziston mosndëshkim i madh.

Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtje të Lirisë në Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Plamenka Bojçova, theksoi se sipas projektit ishin parashikuar tri aktivitete kryesore për Agjencinë.

Qëllimi i projektit ishte që të përforcohen kapacitetet e institucioneve shfrytëzuese dhe të përmirësohet puna e tyre operative që të kontribuohet drejtë integritetit të rritur dhe etikë të përmirësuar të institucioneve publike, si dhe transparencë më të mirë dhe llogaridhënie të administratës publike

Related posts

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Subvencione të energjensave për industritë ushqimore nëse i ulin ose nuk i rrisin çmimet

Gazetamax.mk

Po shqyrtohen tre lokacione të reja për Qendrën e re Klinike

Gazetamax.mk