GazetaMax
Lajme

Kostovski dhe Gjorgjievski prezantojnë projektet e përbashkëta për zhvillimin e Butelit

Kryetari aktual i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, së bashku me kandidatin e të njëjtës parti për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë publikuar një video ku prezantohen projektet që planifikohen të realizohen në bashkëpunim të ndërsjellë.

“Komuna e Butelit po ndryshon! Me Orce Gjorgjievskin do të realizojmë projekte kapitale që do ta transformojnë përditshmërinë e qytetarëve të Butelit,” theksoi Kostovski, duke shtuar se me forca të përbashkëta komuna do të përjetojë zhvillim të dukshëm në vitet e ardhshme.

Gjorgjievski, në paraqitjen e tij, paralajmëroi ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në rrugën “Butelska”, si dhe rindërtimin e plotë të rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska” me sistem të ri kanalizimi atmosferik.

Nga ana tjetër, Kostovski premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtohen dy shkolla të reja, dy çerdhe, pishina të mbyllura, dy parqe të reja si dhe një shtëpi e re kulture me shesh për qytetarët e Butelit.

Sipas Kostovskit, këto projekte janë dëshmi e vizionit të përbashkët për zhvillimin e Butelit në një komunë moderne dhe funksionale.

Related posts

Pronari i spitalit në Ukrainë: U kam dhënë urdhër mjekëve të tredhin rusët e kapur rob

Gazeta Max

Tentoi të kalojë kufirin me Kosovën, arrestohet nga policia

Gazeta Max

Osmani: Nuk është vetëm ndryshim i madh, ky është edhe revolucion politik

Gazeta Max