GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Do të jetë një vit i rëndë ekonomik, bashkë do ta tejkalojmë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video-mesazhi thotë se me pakon prej 26 masave dhe rekomandimeve rreth 400 milionë euro nga buxheti janë vënë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive.

“Fuqishëm po i subvencionojmë qytetarët për rrymë elektrike. E zgjidhëm problemin me ndrohjen në Shkup, i mbështetëm kategoritë e rrezikuara financiarisht për rrymë dhe blerje të produkteve bazë, përmes disa masave po i mbajmë çmimet e produkteve bazë stabile. Me pakon e re 26 masa, 400 milionë euro të buxhetit i çojmë drejt mbështetjes për qytetarët dhe kompanitë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri u bën apel qytetarëve dhe kompanive që të kursejnë resurset energjike.

“Njëkohësisht dua tu bëj apel qytetarëve dhe kompanive, që secili ka përgjegjësi për shpenzim racional të resurseve energjetike në kohë të krizës së madhe energjetike. Ky do të jetë një vit i rënd ekonomik, por fuqishëm besoj se bashkë do ta tejkalojmë”, thotë mes tjerash Kovaçevski.

Related posts

Një vit drejtimi në krye të Postës: Orhan Kurtishi prezanton rezultatet

Gazeta Max

Numri i furrave të bukës në Ohër dhe Strugë ka rënë në mënyrë drastike

Gazeta Max

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazeta Max