GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Kishim shumë sfida, por sot jemi vend anëtar i NATO-s i cili filloi bisedime me BE-në

Shkup, 8 shtator – Kishim shumë sfida, por sot jemi vend anëtar i NATO-s i cili filloi bisedime me Bashkimin Evropian, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në SPQ “8 Shtatori”. Ai shtoi se që të mund të përgjigjet në pyetjen ku është vendi ynë për momentin, duhet të shohim prej ku u nis shteti para 31 viteve.

“Ne shpallëm pavarësinë 31 vjet më parë, qytetarët në referendum u deklaruan për Maqedoninë e lirë, sovrane, të pavarur, vend që kaloi në transformime sociale, ekonomike dhe shoqërore, ata që ishin në vitin 91 mund t’u thonë të rinjve se ne ishim shtet i cili duhej të krijonte njësinë e saj të pagesës – denarin, shtet i cili duhej të formonte administratën e tij publike, ushtrinë e tij të pavarur, praktikisht nga asgjëja, por në të njëjtën kohë do të punonte në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit. Në kohën e formimit të shtetit, ne zgjodhëm anëtarësimin në NATO dhe BE. Në atë rrugë na u desh të merrnim vendime të vështira, jo për hir tonë, shpesh për shkak të ndikimeve gjeopolitike dhe rajonale, shpesh për shkak të gjykatësve të këqij, por qytetarët së bashku me politikanët që ishin gjithmonë përparimtarë, ata që merrnin vendimet, morën vendime të rënda dhe sot jemi anëtare e NATO-s, e shohim sa është rëndësia në një luftë e cila zhvillohet në Evropë, dhe filluam bisedime me BE-në”, tha Kovaçevski.

Kryeministri nënvizoi se shteti edhe krahas ndryshimeve në sistemin ekonomik, social, shoqëror, përballoi ndryshime të mëdha edhe në pjesën e industrisë.
“Industria dhe ekonomia jonë kaluan një periudhë të vështirë transformimi ku humbi pjesa më e madhe e tregjeve deri në vitet e 90-ta, të cilat ishin në ish republikat e Jugosllavisë dhe duhej gjetur tregje të reja, duhej bërë ristrukturimi i industrisë. Po të shohim BPV-në tonë sot, i tashmë përbëhet nga industri të reja nga sektori i TI-së, nga artet audio-vizuale etj. Po t’i shikojmë regjistrimet në fakultete, shohim se është vërtet një krenari e madhe që studentët regjistrohen në fakultetet teknike, veçanërisht në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Të gjitha këto janë arritje që qytetarët tanë i kanë bërë dhe që e kanë bërë një vend më të mirë për të jetuar në vitin 2022, krahasuar me atë që ishte në vitin 1991”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se në këto 31 vite pavarësi kaluam shumë sfida si embargoja nga Greqia, nga atentati i presidentit Kiro Gligorov, pastaj aksidenti në të cilin humbi jetën shumë herët presidenti Boris Trajkovski.

“Në vitin 2001 kishim konflikt në shtet, megjithatë me ndihmën e dialogut, me ndihmën e unitetit, me ndihmën e sjelljes racionale të politikanëve largpamës dhe progresivë në shtet ne sot jemi shtet i cili i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët. Ne jemi shtet i konsoliduar në korniza ndërkombëtare, anëtar i NATO-s dhe deri në vitin 2030 do të bëhemi anëtar edhe e BE-së, këto janë arritje të mëdha para së gjithash të qytetarëve maqedonas, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, politike, dhe çfarëdo lloj përkatësie tjetër”, përfundoi Kovaçevski.

Related posts

Regjistrohen 65 raste me Covid-19, 78 të shëruar dhe asnjë të vdekur

Gazetamax.mk

Nuk pritet mungesë e naftës apo derivateve të naftës, edhe çmimet do të jenë stabile

Gazetamax.mk

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazetamax.mk