GazetaMax
Lajme

Kryeministri Kurti për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia

Kurti në “La Repubblica” për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia.
Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, e ka quajtur Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq “kukull të Kremlinit”, që drejton një vend që imiton Rusinë, edhe pse nuk është në krye të saj.
Kurti në intervistë tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po ndihet si Stalini, dëshiron ta rishkruajë historinë, e mendon që është në lartësinë e tij.
“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Na tronditi, por nuk na befasoi. E kemi parë të vijë me buildup ushtarake. Putin dështoi blitzkrieg, por nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelenskyn, ai dëshiron ta bëjë këtë me Biden. Ai dëshiron një Jaltë të re. Ai ndihet si Stalini dhe sheh Roosevelt-in e tij në Biden, por nuk dëshiron Churchill midis këmbëve. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e tij. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë: do t’i duhet ta zgjerojë nëse do të bëjë traktativa me Biden. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Ballkani Perëndimor është një rajon në të cilin mund të përpiqet ta bëjë këtë. Dhe ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri”, tha Kurti, shkruan Reporteri.
Ndër të tjera, Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës llogarit në ndihmën e Italisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Këtu janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk është në NATO, por ka NATO-n në vetvete (misionin e paqes KFOR, i cili ishte dhe do të kthehet nën udhëheqjen italiane). Ne duhet të bëjmë një hap të mëtejshëm drejt partneritetit në Programin e Paqes të NATO-s: është vendimtare për sigurinë e zonës dhe ne llogarisim në ndihmën e Italisë.”, u shpreh Kurti.
Ndërkaq Kurti tha se shteti i Serbisë dëshiron paratë evropiane e në anën tjetër armët ruse, ku sipas tij Serbia dëshiron të jetë kukulla e Kremlinit.
“Ajo dëshiron paratë evropiane dhe armët ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: të jetë kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, Defender Europe 2021. Serbia, nga ana tjetër, mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë tek “mburoja sllave”. Kanë këto mite mesjetare, pansllaviste dhe shumë të errëta”, shtoi Kurti.
Veç të tjerash, Kurti tha se është e pabesueshme që të mbahen në burg politikanë të rangut të lartë të Kosovës, të cilët luftuan në liri, ndërsa presidenti i Serbisë, ku i referohet si ministër i Millosheviçit po flirton me Putinin.
“Kanë bërë luftë të rëndë me Serbinë, kemi pasur dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të rangut të lartë të Kosovës në burg që luftonin për liri ndërsa Vuçiq, ministri i Millosheviçit, flirton me Putinin. Është një nga paradokset europiane”, përfundoi Kurti në intervistën për mediumin italian “La Repubblica”, që e përkthyer në shqip u shpërnda nga zyra e Kurtit në faqen zyrtare.

Related posts

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

Gazetamax.mk

Jahti i Abramovichit që kushton 545 milionë euro, përfundon në Shqipëri

Gazetamax.mk

Pastrohet dhe lyhen muret pas shpërthimit të zjarrit në spital

Gazetamax.mk