Kujt i intereson destabiliteti politik në vend

Prej katër ditësh Shqipëria po përballet me protesta, në pamje të parë për rritjen e çmimit të hidrokarbureve. Këto protesta sot kishin kulmin e tyre me grumbullimin në Sheshin përpara Kryeministrisë, ku pjesëmarrja ishte më e madhe se ditët e tjera. Gjatë këtyre ditëve kemi parë njerëz që mblidhen para Kryeministrisë, kemi parë bllokime të aksesve nacionale, kemi parë edhe përplasje të protestuesve me policinë, por, më kryesorje, kemi parë sesi protestën e ka marrë në dorë Foltorja e Sali Berishes dhe Ilir Meta. Poashtu, edhe Lulzim Bashës kjo po i vyen. Ndaj  ata kane nxjerrë në akse të ndryshme njerëzit e tyre për të mbjellë kaos.

Po pse?

Në Shqipëri prej vitesh qarkullojnë akuza për lobimin e Lulzim Bashës me para Ruse, madje prokuroria ka nisur dhe një hetim për këtë çështje. Lulzim Basha është sot në ditën më të vështirë në karrierën e tij politike, për shkak të rezultatit spektakolar humbës në zgjedhjet e datës 6 mars 2022. E për çudi, protesta sot ishte pikërisht në momentin kur Lulzim Bashës po i bëhej “gjyqi politik”, në selinë e Partisë Demokratike me pothuajse të gjithë deputët që i kërkuan dorëheqjen. Kjo duket se është prova e zjarrit për Bashën nëse do të mundë të rezistojë në krye të partisë më të madhe opozitare. Ndaj dhe nuk janë të pakët ata qytarë të cilët besojnë se këto protesta po bëhen me qëllim shmangien e vëmendjes nga zhvillimet në PD.

Nga ana tjetër, mjeshtri i protestave, lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk kishte si mos ta shfrytëzonte këtë situatë. Pasi prodhoi atë rezultat humbës për Bashën, Sali Berisha me aleatin e tij historik Ilir Meta kanë nisur sulmet ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke i shërbyer as më shumë e as më pak sesa Putinit dhe Moskës, e duke kërcënuar SHBA se ata jane faktor në këtë vend.

Në çdo raport ndërkombëtar thuhet hapur se çdo skenar dhune apo krize politike, mund të shfrytëzohet nga Moska për të penguar integrimin e Ballkanit në BE. Vetëm para pak ditësh, Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov hoqi paralele mes zhvillimeve në Ballkan, konkretisht marrëdhënien Kosovë-Serbi dhs Krimesë. Prandaj dhe sa herë shqipëria ka nevojë për unitet, dyshja Berisha-Meta dhe opozita shqiptare ka prodhuar ekzaktësisht të kundërten, ngjarje destabilizuese “në emër të popullit”. Siç ka bërë dhe më herët me embargon e naftës për Millosjeviçin, Berisha po dëshmon sërish se përpara popullit të tij zgjedh Rusinë, armiqtë e shqiptarëve dhe destabilitetin e vendit.

Të fundit në përqindje