GazetaMax
Lifestyle

Kur është koha që të ndërroni tiganin e vjetër

Në larminë e tenxhereve dhe tiganëve që akumulohen rregullisht në kuzhinë, shqetësimet për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, humbasin pa dashje rëndësinë.

Megjithatë, për hir të shëndetit, njeriu duhet të tregojë kujdes edhe për gjendjen e pajisjeve të përdorura në kuzhinë.

Gërvishtja e sipërfaqes së tenxheres ose tiganit është një problem që nuk duhet injoruar.

Në varësi të materialit të tenxheres, shumë substanca të rrezikshme mund të përfundojnë në ushqimin e gatuar.

Tenxheret ose tiganët që nuk ngjisin përmbajnë një kimikat industrial.

Kur sipërfaqja gërvishtet, kjo substancë shfaqet në grimca të vogla që ngatërrohen me piperin e zi.

Shtrëmbërimi I Sipërfaqes Së Tenxheres
Sa më e vjetër tenxherja ose tigani, aq më i keq do të jetë gatimi, thonë ekspertët e kuzhinës.

Nëse sipërfaqja e tenxheres ose tiganit nuk është e sheshtë por e shtrembëruar, atëherë ushqimi nuk do të gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.

E njëjta gjë vlen për dorezën e këtyre pajisjeve.

Nëse ajo është e shkëputur atëherë është koha që tenxheren ta hidhni në kosh.

Çngjyrosja Dhe Njollat
Nëse tenxherja ka zënë ndryshk, ka njolla dhe ka humbur ngjyrën fillestare, atëherë është koha ta ndërroni patjetër me një të re.

Grimcat e ndryshme të materialit përbërës të tenxheres apo të ndryshkut mund të përfundojnë tek ushqimi.

Në këtë mënyrë, rreziku që i kanoset shëndetit është i madh.

Për më tepër, një tenxhere që ka akumuluar njolla të ndryshme ushqimore të cilat nuk hiqen dot, duhet hedhur menjëherë.

Në përzgjedhjen e enëve të reja, synoni të blini tenxhere dhe tiganë prej qeramike.

Ato nuk kanë gjurmë substancash të rrezikshme.

Nga ana tjetër, enët prej gize janë të rekomandueshme.

Ato janë të lehta për t’u pastruar, nuk ngjisin dhe nuk ju ekspozojnë ndaj substancave të dëmshme.

Related posts

Në moshën 46-vjeçare vdes aktorja e njohur

Gazetamax.mk

Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren

Gazetamax.mk

Simon Gjonaj, artisti , modeli dhe këngëtari nga Malesia e Madhe sjell këngën e re

Gazetamax.mk