GazetaMax
Lajme

Kurti priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria”

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri Albin Kurti, së bashku me deputetët Avni Dehari dhe Arijeta Rexhepi, pritën sot në takim përfaqësuesit e Lëvizjes “Arbëria” nga Maqedonia e Veriut.

“Në takim u bisedua për zhvillimet politike, shoqërore, ekonomike dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për përfaqësimin e tyre politik dhe për sfidat që kërkojnë bashkim, vizion e qëndrueshmëri.

U theksua rëndësia e mërgatës si forcë e madhe dhe urë që lidh shqiptarët kudo që ndodhen. Po ashtu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lëvizjes “Arbëria”, në funksion të forcimit të zërit politik të shqiptarëve dhe avancimit të të drejtave të tyre në çdo nivel.

Ky takim dëshmon përkushtimin tonë të përbashkët që shqiptarët, kudo që janë, të kenë përfaqësim dinjitoz, politikë të pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mbi vlera, jo mbi interesa.”, thuhet në njoftim.

Related posts

Drejtori i NP “Rrugët dhe rrugicat” Saidi bashkë me Arsovskën në krye të detyrës

Gazeta Max

Pse po luftohet Bilall Kasami?!

Gazeta Max

Osmani- Dion: Maqedonia e veriut dhe Kanadaja të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë transatlantike

Gazeta Max