GazetaMax
Kuriozitete

Kuzhinieri kosovar prezanton gatimet tradicionale në Turqi

Kuzhinieri kosovar Arsim Kqiku prezanton gatimet tradicionale në festivalin e kulinarisë në Edirne

Arsim Kqiku, njëri nga kuzhinierët më të njohur të Kosovës, ka marrë pjesë në festivalin e gatimeve tradicionale që u mbajt në Edirne të Turqisë, me ftesë të organizatorëve.

Ai ka përfaqësuar kuzhinën shqiptare duke prezantuar pogoqën dhe tavën e Prizrenit, dy prej specialiteteve më të njohura tradicionale.

Përveç prezantimit të gatimeve, Kqiku ishte edhe pjesë e jurisë së festivalit, ku studentët e gastronomisë garuan për pjatën më të mirë.
“Pata privilegjin të jem pjesë e jurisë në Edirne, Turqi, ku studentët e Akademisë së Gastronomisë prezantuan talentin dhe kreativitetin e tyre kulinar. Një garë e nivelit të lartë që tregoi përkushtim e profesionalizëm”, u shpreh Kqiku.

Gatimet e tij u pritën me interesim të madh nga vizitorët dhe garuesit e rinj, duke ngjallur kureshtje për shijen dhe traditën shqiptare.

Për kontributin e tij, ai u shpërblye me mirënjohje nga organizatorët e festivalit.

Gjatë qëndrimit në Edirne, Kqiku pati edhe një takim të veçantë me mjeshtrin 77-vjeçar Kazim Gilan, me prejardhje nga Gjilani, i njohur si një nga ustallarët më të vjetër të gatimit të Tava Ciğer.

“Ishte një ndjenjë e veçantë të takoja këtë mjeshtër, që ndonëse jeton prej dekadash në Turqi, ende nuk e ka harruar gjuhën shqipe”, tha Kqiku.

Related posts

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

Gazeta Max

RTK pagoi 35 mijë euro DigitAlb-in për transmetimin e dy ndeshjeve miqësore të Kosovës

Gazeta Max

Haxhi Sehadini – Njeriu që ringjalli Brodecin (për një segment të shkurtër)

Gazeta Max