GazetaMax
Ballina

Lavdi e përjetshme Jasharajve/ Ahmeti: Në Prekaz kupton se sa madhështore është liria

Me rastin e 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoëeruar nga zyrtarë të lartë shtetëror, ka kryer homazhe tek varrezat e familjes Jashari në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkruan se sakrifica e familjes Jashari dëshmon se ata e deshtën Kosovën më shumë se jetën dhe se pikërisht nga Prekazi jehon amaneti që shqiptarët të ndjekin rrugën përparimtare gjithmonë.

Statusi i plotë:

Kur qëndron pranë varreve lapidare të familjes Jashari në Prekaz kupton sa madhështore është LIRIA, nga aty jehojnë ende amanetet e tyre për Kosovën si trokitje e pavdekshme në ndërgjegjen tonë kombëtare për ta ruajtur e përparuar përjetësisht.
Gjaku i tyre i pastër ujiti tokën për të lulëzuar sërish pranvera në Kosovën që e deshtën më shumë se jetën! Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/747088710118587

Related posts

Gjithë jetën e keni përdorur gabim frigoriferin, kjo është arsyeja

Gazeta Max

Nëse ankthi po ju lë pa gjumë, mësoni 5 zakonet që do ju bëjnë të flini më qetë

Gazeta Max

Bekteshi në Forumin Ekonomik Delphi: Ulja e varësisë nga gazi rus është çelësi për sigurinë energjetike të rajonit

Gazeta Max