GazetaMax
Ballina

Lazim Destani viziton bizneset shqiptare në Bursa të Turqisë

Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani së bashku me afaristë të njohur nga Rrjeti i Bizneseve për Europë po qëndrojnë për vizitë në Bursa të Turqisë.

Së bashku me grupin e afaristëve nga Rrjeti i Bizneseve për Europë këto ditë po zhvillojmë një vizitë në Bursa të Turqisë. Më se 30 afaristë nga vende të ndryshme të Europës e nga Kosova sot patëm kënaqësinë të jemi pjesë e agjendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ‘ARNIAD’. Gjatë aktiviteteve të sotme ne vizituam një numër biznesesh të suksesshme të bashkëkombësve tanë që jetojnë të shpërngulur në këtë qytet, ka theksuar kështu për vizitën, Destani.

Me këtë rast, Destani falenderon kreun e komunës z. Aktash për takimin dhe pritjen e ngrohtë vëllazërore.

Një nga takimet e këndshme që na bëri nder dhe është për ta veçuar ishte ai me Kryetarin e Komunës së qytetit të Bursës, z. Alinur Aktash.

Me këtë rast dua të falënderoj nikoqirin për pritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe për organizimin e përkryer të këtij aktiviteti të rëndësishëm që e rrit hapësirën e bashkëpunimit mes bizneseve tona. Vizita jonë në Bursa do të vazhdojë edhe nesër ku do të zhvillojmë takime B2B, ka shkruar për fund biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/100044449328927/posts/pfbid0JK13KH8CgST3HbjobQcLh4wpKUxyr1Jwpc7M16CVXpEwMNsL3rL72f1kJn448qBKl/?mibextid=cr9u03

Related posts

Nuk përmbahet Bora Zemani, vë në pah gjoksin e saj joshës

Gazeta Max

Korridori 8 dhe 10D/ Grubi: Fillim i mbarë i punës më të madhe në historinë e vendit

Gazeta Max

Zëri i lirë në Gjermani nga Lula Shabani nga Skenderaj

Gazeta Max