GazetaMax
Kuriozitete

Legia e konfirmon, Qëndrim Zyba largohet nga Varshava

Legia Varshava ka njoftuar largimin e mesfushorin kosovar, Qëndrim Zyba, pas më pak se gjashtë muajve qëndrim. Zyba kaloi në afatin kalimtar të janarit te Legia, si huazim me të drejt blerje nga Ballkani. Megjithatë, polakët kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e mesfushorit, duke u ndarë me të.

“Pas gjysmë viti, Qëndrim Zyba largohet nga Legia Varshava”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

Faqja zyrtare e Legias tutje tregoi se kosovari iu bashkua kryeqytetasve më 1 shkurt të këtij viti, teksa bëri debutimin e tij zyrtar dy javë më vonë, gjatë ndeshjes së parë kundër Molldes.

Që nga debutimi, mesfushori therandas ka luajtur gjashtë ndeshje për Legian, e cila e ka falënderuar Zybën për kohën dhe i ka uruar suksese në fazat e mëtejshme të karrierës.

Related posts

Antony: Ronaldo është një referencë e mirë për ne të rinjtë, po mësoj nga ai

Gazeta Max

Lojtarët e Real Madridit e duan aq shumë Eden Hazardin – ai duket që është pjesë e grupit, jo sikurse Gareth Bale që mungon në fesa

Gazeta Max

Fiton medaljen artë në Serbi, Luiza Gega kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024

Gazeta Max