GazetaMax
Lajme

LEN: Talat Xhaferi të ndalojë me sabotimet për anëtarin e KSHZ-së, propozimi i opozitës shqiptare është Abdush Demiri

Lidhja Europiane për Ndryshim ka reaguar sot kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkak se ky i fundit, sipas tyre letër për të propozuar kandidatë për kandidat të KSHZ-së i ka dërguar edhe dy partive tjera të sapoformuara dhe jo vetëm atyre. Ky veprim i Xhaferit, sipas tyre është në kundërshtim me nenin2, paragrafi 9 dhe 10 i Kodit Zgjedhor. “Sipas asaj që kërkohej në letër, por edhe konform detyrimit që e përcakton Kodi Zgjedhor, ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, ndërsa unë – si koordinatore – ia kam nisur kryetarit të Kuvendit edhe një letër, në të cilën ia kam rikujtuar se partitë e vetme opozitare sipas definicionit të nenit 2, paragrafi 10, i Kodit Zgjedhor, janë AlternAtivA dhe Lëvizja Besa, si parti që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Me këtë rast ia kam tërhequr vërejtjen që të pushojë me lojërat e ulëta për ta sabotuar një të drejtë ligjore që i takon opozitës shqiptare, se le që nuk i ka hije as atij, për shkak të pozicionit që e ka dhe pozicionit që e synon, por ky është edhe një turp për demokracinë dhe, në përgjithësi, për pluralizmin politik.”, deklaroi koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki Shaini. Ajo tha se e njoftojnë opinionin se kandidati i tyre për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri, ndërsa ka kërkuar nga kryetari i kuvendit që të ndalojë me sabotimet. “Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së z. Xhaferi. Por, nëse thonë se e kanë pranuar demokracinë, duhet të mësohen se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Kod Zgjedhor që e përcakton se si krijohet përbërja e tij me anëtarë të partive të pozitës dhe të opozitës”, ka thënë Shaini.

Related posts

Komuna e Malishevës publikon foto nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona

Gazetamax.mk

Kjo është pilotja që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Gazetamax.mk

Ekonomia dhe mbrojtja në fokus të dialogut strategjik me SHBA-në

Gazetamax.mk