GazetaMax
Kuriozitete

Lewandowski- Barcelona, vjen lajmi ‘bombë’

Lewandowski i hapur për transferim te Barcelona – agjenti i tij shok i mirë me Laporta.
Gjasat që Robert Lewandowski të transferohet te Barcelona janë të mëdha.
Ylli i Bayern Munich, Lewandowski është në muajt e fundit të kontratës së tij me Bayern dhe ai nuk ka marrë akoma ndonjë propozim për rinovim kontrate.
Polaku ka marrë vëmendjen e Barcelonës, e cila në merkaton e janarit dëshiron të bëjë një transferim të madh. Mo Salah, Erling Haaland e Robert Lewandowski janë emrat.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Lewa konsideron se epoka e tij në Bundesliga ka përfunduar, përcjell lajmi.
Ai është gati të largohet nga Bayern, kurse Barcelonën e bën favorite fakti se agjenti i Lewas, Pini Zahivi është mik i afërt i Joan Laporta, presidentit të Barcelonës.
Mbetet të shihet nëse do të ketë propozim formal të Barcelonës për Lewandowski.

Related posts

Dy medalje në xhudo për Kosovën nga Athina

Gazeta Max

Një bravo e madhe për Maldinin – ulje e madhe e pagave te Milani, rritje e madhe e skuadrës

Gazeta Max

Agjenti i Antony i kërkon Ajaxit të nisin negociatat me United

Gazeta Max