GazetaMax
Adrenaline

Lewandowski i jep lajmin e mirë Barcelonës

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munichu për ta nisur një aventurë të re, në një kampionat të ri.
Menaxheri Pini Zahavi është duke punuar qe disa javë për ta gjetur një sistemim të ri për sulmuesin polak, shkruan mediumi spanjoll “Sport”.

Prandaj, e ardhmja e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit varet nga një tjetër futbollist i madh i Bundesligës, Erling Haaland.
Që të dy janë në shënjestër të Barcelonës, por sipas të gjitha gjasave, sulmuesi norvegjez do të përfundojë në Manchester City.
E me këtë rast do t’i hapeshin rrugët transferimit të Lewandowskit në “Camp Nou”.
Pra, lojtari më i mirë në botë në dy vjetët e fundit, i shpallur nga FIFA, mund ta realizojë dëshirën për t’u transferuar tek “Blaugrana”.
Këtë transferim do ta bënte më të lehtë fakti se menaxheri izraelit ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin Laporta.
Përfaqësuesi polak ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet këtë verë pasi nuk dëshiron ta vazhdojë atë.

Related posts

Napoli vazhdon negociatat me Chelsea për Kepa Arrizabalaga – alternativa është Neto

Gazetamax.mk

Kante do të mungojë katër muaj – do ta humbasë Kampionatin Botëror

Gazetamax.mk

Arsenali i vihet pas Leroy Sanes

Gazetamax.mk