GazetaMax
Lajme

LSDM: Udhëheqësia e SASHK-ut vepron me agjendë politike dhe shantazh në dëm të procesit arsimor

Shkup, 20 Prill – Nëpërmjet një komunikate të partia  LSDM thonë se udhëheqësia e SASHK-ut  ngjan si performancë politike me agjendë politike dhe kërcënime që është në dëm të fëmijëve.

“Refuzimi i SASHK-ut  për rritje të pagave në lartësi prej 10%, përkatësish për 2.500 deri 3.000 denarë në kohë krize e vërteton këtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tye, SASHK nuk ka bazë formale për grevë për shkak se sipas Ligjit për pagë minimale, harmonizimi i pagave kryhet në afat prej 6 muajve, që do të thotë se greva para këtij afati është kërcënim i paramenduar.

“Pse kryesia e SASHK-ut nuk i përmend fëmijët të cilët janë më të rëndësishmit. Pse nuk u përmendën prindërit”, pyesin nga LSDM.

Në fund ata shtojnë se e drejta për grevë është e garantuar, por edhe e drejta për arsim. Të drejtat e fëmijëve janë mbi të gjithë.

Related posts

Qeveria e pranoi tekstin e Programit të reformave ekonomike 2023-2025

Gazetamax.mk

Italia konfiskon superjahtin e një oligarku rus

Gazetamax.mk

Paqartësi për dhënien e shtetësisë për Onyshenko, Selmani: Qeveria duhet të veprojë shpejtë

Gazetamax.mk