GazetaMax
Kuriozitete

Lukaku habit të gjithë me vendimin e tij

Lukaku vendos për t’u larguar nga Chelsea
Romelu Lukaku raportohet se dëshiron që të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi belg u rikthye te londinezët në vitin e kaluar për 113 milionë euro, por thuhet se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” sipas “Football Insider”.

E gjithë kjo thuhet se ka nisur në janar, kur Lukaku pati një përplasje me trajnerin, Thomas Tuchel.
Kjo i parapriu intervistës së 28-vjeçarit, kur ai pranoi publikisht se nuk është i lumtur te skuadra londineze.
Romelu Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i reprezentuesit belg, derisa ai vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Interi.

Related posts

Realit i shtohet konkurrenca, skuadrat e Premier League pas Mbappe

Gazeta Max

Milan “mposhtë” Interin për transferimin e yllit të Juventusit

Gazeta Max

Armand Duka mirëpret finalen Roma-Feyenoord, thotë se fillimisht ishte një ide dhe ëndërr e çmendur

Gazeta Max