Një tjetër personazh shqiptar me origjinë nga Kosova por që kur ishte vetëm 11 muajsh së bashku me familjen u nisen të jetojnë në Zvicër ku jetojnë dhe sot në kantonin Luzern. E në fakt ky është djaloshi me emrin Luz Palokaj, një artist që çdo ditë e më shumë po shkëlqen në artin e fotografisë dhe videos. Por ne mësojmë se kur ishte 13 vjeç ai filloi të bënte foto dhe video gjatë pushimeve në Kosovë kur ishte me familje e ku me syrin e tij rregjistronte çdo moment të bukur duke i pasur si kujtim, madje sot pas shumë viteve shpesh mblidhen si familje e i shohin duke rikthyer këto kujtime të bukura e që si autor kishin Luz. Familja e tij e kishte parë këtë pasion dhe i dhuroi një kamer profesionale e ku nisi të bënte foto e video me super kualitet, por Luzi kujton se ka qenë një ditë ku ndërsa pinte diçka me një shokun e tij i erdhi idea që të bënte foto sipas dëshirës së tij. Ka vite tashmë që ai merret me këtë profesion e ku klientët e tij janë nga e mbarë bota por gjithmonë shqiptarët i aty dhe e përkrahin shumë dhe i falenderon shumë të gjithë. Ai ka fotografuar mjaft personazhë dhe të gjithë kanë besim të plotë te puna e tij. Në llidhje me videot që ai ka postuar së fundi në faqen e tij mjaft të ndjekur në Instagram me emrin Luzpalokaj ( ku mund ta ndiqni) ka dashur të tregojë jetën e tij profesionale së bashku me bashkëpunëtorët e tij ku shihet edhe pasioni dhe dashuria për këtë profesion. Qëllimi i tij si prioritet është se duhet të kesh dëshirë të madhe nda profesionit e atëherë edhe qëllimi ēshtë afër, e Luz kujton se që i vogël ëndërronte se një ditë do ta prezantonte profesionin e tij në Hollywood. Sot dëshirën e ëndrrën e tij e ka realizuar ku ka studion e tij dhe punon fort e profesionalisht, e planet e tij në një ardhme është në fillim të ketë një familje të shëndoshë, të realizoj njē film e ku të shihet kudo në çdo kinema, e pse jo pas 20 vitesh të ketë bashkëpunime dhe me yje të Hollywoodit.