Man City fiton me rezultatë të ngushtë ndaj Atletico Madridit

De Bryune hero i qytetarëve, Man City fiton ngushtë ndaj Atletico Madridit.
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Atletico Madridi me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Ethihad Stadium”.
Ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave doli të jetë interesante edhe pse Man City ishte ajo që sulmonte, ndërsa Atletico Madridi mbrohej.
Qytetarët kishin dy raste të mira në pjesën e parë, ku fillimisht rrezikoi Bernardo Silva, i cili u fut në zonë, kur edhe u rrëzua, por gjyqtari nuk akordoi penallti.
Edhe Kevin de Bruyne kërkoi penallti në minutën e 40-të, por as kësaj radhe gjyqtari nuk ishte dakord.
Pjesa e dytë ishte edhe më energjikë, kur De Bruyne rrezikoi me një goditje dënimi, por Jan Oblak ishte në vend.
Aymeric Laporte rrezikoi në minutën e 64-të, por goditja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e 70-të ishte momenti vendimtar në këtë ndeshje, kur De Bryne me një goditje brenda zonës shënoi për 1-0.
Edhe pse skuadrat tentuan, deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City mori një rezultat të favorshëm për ndeshjen kthyese.

Të fundit në përqindje