GazetaMax
Adrenaline

Manchester City e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit

Spektakël në “Etihad Stadium”, Man City e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit.
Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi u shënuan shtatë gola.
Megjithatë, fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola me rezultatin 4:3, shkruan Gazeta Express.
Kevin De Bruyne (2’), Gabriel Jesus (11’), Phil Foden (53’) dhe Bernardo Silva (74’) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.
Kurse, Karim Benzema (33’, 82’ – penallti) dhe Vinicius Junior (55’) shënuan për “Los Blancos”.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

Djali i Kumanovës, krenari e pastër shqiptare! Taulant Seferi, një shembull i madh që “ulëret” te Kombëtarja Shqiptare

Gazetamax.mk

Shqipëria vetëm barazim me Gjeorgjinë

Gazetamax.mk

Ronaldo golin e 100-të në Ligën Premier ia dedikon djalit që i vdiq ditë më parë

Gazetamax.mk