GazetaMax
Kuriozitete

Mancini merr vendim për të ardhmen e tij

Pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, Mancini ka marrë një vendim.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thotë se ai dhe presidenti i Federatës së Italisë, Gabriele Gravina ndajnë të njëjtat ide sa i përket të ardhmes duke lënë kështu hapur mundësinë që ai të vazhdojë të jetë edhe më tutje trajner i Italisë.
Mancini foli për mediat përpara ndeshjes së nesërme kundër Turqisë derisa mediat në Itali raportuan mëngjesin e sotëm se trajneri kishte vendosur të qëndronte në krye të kombëtares dhe Mancini duket se e konfirmoi këtë gjatë konferencës së sotme për shtyp, përcjellë KosovaPress.
“Ne kemi folur këto ditë. Mendoj se kemi të njëjtat ide për gjithçka. Do të flasim sërish në ditët në vijim. Tani, le të përqendrohemi te loja, pastaj do të shohim se çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen. Është e gjitha kjo”, tha ai.
Italia u mposht nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e play-off-it dhe kështu nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Related posts

Sot pritet zyrtarizimi i Kounde – familja e tij ka vizituar shtëpinë e ardhshme në Barcelonë

Gazeta Max

Trajneri i Sampdorias i shqetësuar për Winks: Prejse ka ardhur ka bërë vetëm një seancë stërvitore

Gazeta Max

Sa është pasuria e sheikëve që duan ta blejnë Manchester United – derisa kanë premtime të çmendura për Djajtë e Kuq

Gazeta Max