GazetaMax
Lajme

“Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, pas suspendimit të gjyqtares, reagon edhe Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore.
Reagimi i Bërnabiq vjen pas suspendimit të gjyqtares serbe në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, pasi, sipas tij, ajo mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd.
Mes tjerash, Bërnabiq cilëson se Marrëveshja e Brukselit ka vdekur.
“Vazhdon dhuna brutale ndaj serbëve në Kosovë. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Related posts

Goran Trajkovski është emëruar u.d. drejtor i ri i ISHT-së

Gazeta Max

Pendarovski: Rrethi i parë i votimit më 24 prill do ta paralajmërojë fituesin e 8 majit

Gazeta Max

Mikja e shqiptarëne në Itali kandidate për presidente në Umbria

Gazeta Max