GazetaMax
Ballina Lajme

Mbrëmë u takuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku janë takuar mbrëmë, ka marrë vesh gazeta Nacionale nga burime të mirëinformuara.

Dy krerët e partive ish-opozitare, siç kemi kuptuar, kanë zhvilluar takim në frymë konstruktive.

Nuk dihet të jetë arritur ndofarë pajtimi, por se Hamza ka tash e mëse një muaj që e ka ftuar Abdixhikun për të parë modalitete të një qeverie të opozitës.

Kjo në skenarin – jo larg mendësh – kur Vetëvendosja, si e para në zgjedhje dhe kushtetuetshmërisht mandatare për të formuar qeveri, dështon të krijojë shumicë parlamentare dhe të ndërtojë qeveri.

LDK e ka risjellë zotimin paralektoral se nuk bëhet pjesë e një qeverie ku s’e drejton vet ekzekutivin.

Hamza në “Debat Plus” ditëve të fundit as nuk pohoi as mohoi se do të jepej karshi një qëndrimi të tillë të LDK-së, por është shprehur thjesht se “nuk mbyll udhë”.

Abdixhiku, në anën tjetër, është shprehur, së paku publikisht, se nuk dëshiron të futet në qeveri “katër-pesë muajshe…tetë muajshe”.

Related posts

Me dëgjimin e ekspertëve të cilët e përgatitën super ekspertizën, në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Llaskarcën”

Gazeta Max

Kovaçevski: Studentët gjithmonë kanë të drejtë t’i thonë qëndrimet e tyre

Gazeta Max

“DW”: Asociacioni i komunave serbe si ‘mollë sherri’ në Parlamentin e Kosovës!

Gazeta Max