GazetaMax
Kuriozitete

Më në fund, Pogba flet për të ardhmen e tij

Në lidhje me të ardhmen e tij, ai foli për programin francez të futbollit, ‘Telefoot’.
Pogba, tha se dëshiron të fitojë tituj, por këtë nuk po e arrin viteve të fundit me Man United.
“Unë dua të fitoj tituj, të luaj për diçka. Këtë vit dhe vitet e fundit ne nuk kemi fituar tituj. Është e trishtueshme”, ishin fjalët e Pogbas, transmeton lajmi.net.
Sipas tij ka ende ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’, por nuk kanë për çfarë të luftojnë.
“Sezoni nuk ka përfunduar ende, por pothuajse nuk kemi më tituj për të luajtur”, vazhdoi ai.
Disa ekipe kanë shfaqur interesim për mesfushorin, duke përfshirë Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint Germain.

Related posts

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, Berat Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Gazeta Max

Shqipëria aranzhon miqësore me Arabinë Saudite

Gazeta Max

‘L’Equipe’ zbulon klauzolën e Dembele

Gazeta Max