GazetaMax
Lajme

Me projektin“Laboratorë për prodhim FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, më afër teknologjive moderne

Tri projektet e organizatave CIRCO, FEIT dhe INO TEH CLUB, të cilat u përzgjodhën për bashkëfinancim në kuadër të sfidës së #FIZHT-së, sot nënshkruan kontratën përmes së cilës do të sigurojnë qasje në teknologji moderne për nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë.

Drejtori Festim Halili me këtë rast theksoi se i gëzohet shumë rastit që të rinjtë nga vendi do kenë mundësi të realizojnë inovacione për aftësitë e tyre.

“Më gëzon që shumë të rinj nga i gjithë vendi do të kenë mundësinë t’i zhvillojnë inovacionet dhe aftësitë e tyre në kushte të reja dhe më të mira. Për ne si institucion që mbështet në vazhdimësi kreativistët, është e një rëndësie të madhe që industria, njësia akademike, publiku dhe shoqëria civile do të bashkëpunojnë edhe më intensivisht falë këtyre projekteve”, ka theksuar drejtori Halili me rastin e nënshkrimit të kontratave.

Për shkak të numrit të madh të projekteve cilësore, buxheti fillestar prej 9 milionë denarë është rritur në mënyrë që financimi nga Fondi është 12 milionë denarë dhe institucionet e mbështetura do të investojnë rreth 2,5 milionë denarë mjete vetanake.

Related posts

Prej nesër 100 të punësuar në “Ujësjellës dhe Kanalizim” do të ngelin pa punë

Gazeta Max

Punëtori për trendet moderne në dizajnimin dhe ndërtimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve

Gazeta Max

Qeveria shpall Ditë Zie në vend, në nderë të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Gazeta Max